Kronikë

135.000 € për Call Center, pranga të riut nga Kosova që mashtroi gruan shqiptare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:57 - 24/04/22 |
Opi Nion

Një 30-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë, pasi me mashtrimin se do të hapte Call Center i kishte marrë një shtetaseje shqiptare 135 mijë euro. Policia bën me dije se përmes mashtrimit Qerim Krasniqi kishte arritur të përfitonte shuma parash edhe nga qytetarë të tjerë në Shqipëri.

Njoftimi i policisë

Informacion- Finalizohet operacioni policor i koduar “Mysafiri”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Kishte përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 30-vjeçari nga Kosova, Qerim Krasniqi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, nisur prej vitit 2021, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mysafiri”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Krasniqi 30 vjeç, banues në Kamenicë, Kosovë, për veprën penale “Mashtrimi”.Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit, ka përfituar shumën 135000 euro nga një shtetase, me pretendimin se do t’i investonte në call center.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Pas