Aktualitet

133 mijë metër katror për resortin e Gaz Pajës në Dhërmi, Berisha:Vjedhje e hapur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:18 - 23/03/22 |
el ida

Ish- Kryeministri Sali Berisha ka reguar në rrjetin social Facebook, lidhur me një vendim të qeverisë shqiptare, në bazë të të cilit shpallet investitim strategjik, një kompani në të cilën është aksioner edhe aktori Gazmend Paja. Berisha e cilëson një vjedhje të hapur dhënien e 133 mijë metrave katrorë tokë për investim në Dhërmi, ndërsa publikon edhe dokumentin.

“Nje vjedhje e hapur e Edvin Rames me Gaz Pajen!

Ja se si Rama dhe Paja lumturojne njeri-tjetrin me 133 mije meter katror ne Dhermi per ndertimin e Resortit “Lumturia”. Per kete qellim Gaz Paja me nje VKM shpallet aksioner STRATEGJIK dhe merr dhuraten e perbashket me Ramen! Vjedhja e fundit ne serialin e vjedhjeve te narkoqeverise. sb

Ketu me poshte keni VKM e lumturimit te perbashket Rama-Paja”, shkruan Berisha./Opinion.al

Pas