Rajoni

13 viktima në 24 orë nga koronavirusi në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:26 - 20/08/20 |
el ida

Është rritur ndjeshëm numri i humbjeve të jetëve nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 13 persona që ishin të prekur me COVID-19.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 471 teste nga të cilat kanë rezultuar 158 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 12006 raste nga të cilët 438 kanë humbur jetën./ Opinion.al

Pas