Është rritur ndjeshëm numri i humbjeve të jetëve nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 13 persona që ishin të prekur me COVID-19.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 471 teste nga të cilat kanë rezultuar 158 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 12006 raste nga të cilët 438 kanë humbur jetën./ Opinion.al