Janë regjistruar13 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në total 89 numrin e të infektuarve.
Aktualisht, në vendin tonë kanë humbur jetën dy persona nga koronavirusi, ndërsa tre të tjerë janë shëruar.
Rastet e reja vijnë nga 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.
Deri më tani shpërndarja e virusit është si e mëposhtmja.
• Tiranë 63 qytetarë
• Durrës 6 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korçë 3 qytetarë./ Opinion.al