Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

13 operacione për të arrestuar Kajmakun, një nga njerëzit “më të kërkuar”

2019/11/17 at 1:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
13 operacione për të arrestuar Kajmakun, një nga njerëzit “më të kërkuar”

Agim Kajmaku, ish-kryetari i Bashkisë së Vorës vijon t’i sfidojë forcat e rendit, duke qëndruar në arrati. Nga data 11 nëntor ku, edhe u zyrtarizua shpallja në kërkim me vendim gjykate, Kajmaku i ka shpëtuar më shumë se 13 aksioneve policore për kapjen e tij.

Kontrolle të forcave të policisë janë kryer, në Fushë –Prezë dhe rrethinat e Prezës por pa rezultat. Uniformat blu pretendojnë se kanë bërë përpjekjet maksimale për të prangosur Kajmakun sikur të ishte banditi më i kërkuar i momentit. Dhe jo një ish kryetar bashkie deri pak ditë më parë i mbështetur gjerësisht nga Edi Rama dhe Taulant Balla.

Dyshimet janë se, kushti i vetëm që, Kajmaku të dorëzohet vullnetarisht dhe të vihet para drejtësisë është nëse, atij i sigurohet që hetimet do të ndiqen në gjendje të lirë.
Për këtë arsye, edhe avokati i ish-kreut të bashkisë së Vorës, ka apeluar vendim e gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një masë më të lehtë për klientin e tij.
Paradoks në këtë histori është fakti që Kajmaku i shpëtoi arrestimit të Forcave Operacionale Speciale, ndërsa në fshehtësi të plotë arrin para noterit të lëshojë prokurën e tij për të bërë apelimin e vendit, “arrest me burg” të dhënë nga shkalla e parë.

Edhe më herët prokuroria dhe policia kanë negociuar për të bërë të mundur dorëzimin vullnetar të Kajmakut, i cili u zgjodh në 30 qershor nga radhët e mazhorancës për të drejtuar bashkinë e Vorës. Ai cilësohet si kryebashkiaku më jetëshkurtër që ka mbajtur atë post, pas denoncimeve publike që bëri Partia Demokratike. Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçari nuk kishte raportuar në formularët e dekriminalizimit se ishte në një proces gjyqësor në Greqi.

Prokuroria pohon se Kajmaku është nën hetim edhe për ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës duke qenë se, ka shkarkuar dy nënkryetarë te bashkisë pikërisht ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin si edhe ka shpërdoruar detyrën. Ende mbetet mister se kush e nga instancat shtetërore vuri në dijeni 48-vjeçarin që t’i shpëtonte drejtësisë, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti nga gjykata e Tiranës. Për këtë arsye, po verifikohen nga Sh.Ç.B.A., oficerët e policisë gjyqësore si edhe zinxhiri komandues i policisë Tiranës nëse ka pasur rrjedhje të informacionit për rastin Kajmaku./ Burimi: Abc News

Ju sugjerojmë

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Para
Fatmir Xhafaj ende ministër, dekreti i Presidentit Meta nuk u votua

Kaosi i Gjykatës Kushtetuese, Xhafaj: Presidenti nuk ka të drejtë

Arrestohen “policët”, do trafikonin kanabis në Greqi

Arrestohen “policët”, do trafikonin kanabis në Greqi

Bardhi akuzon Cakajn për citime të rreme: Nuk është përgjegjëse opozita

Bardhi i përgjigjet Xhafajt: Kërkon që të kap Gjykatën Kushtetuese

TE FUNDIT

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
12 Korrik, 2025

Jorida Tabaku, deputetja e PD ka reaguar me anë të një videoje në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve...

Lexo më shumë

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
12 Korrik, 2025

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u...

Lexo më shumë

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
12 Korrik, 2025

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar...

Lexo më shumë

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
12 Korrik, 2025

Falë golit në minutat e fundit të Riola Xhemailit Zvicra është për herë të parë në çerekfinalen e Kampionati Evropian...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com