Aktualitet

129 viktimat e Parisit vinin nga 15 vende te botes!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 15/11/15 |
root

PARIS – 129 të vdekur, 352 të plagosur është bilanci i atentave ne Paris mbrëmjen e së premtes. Autoritetet franceze kanë zbardhur identitetin e disa prej viktimave, ndërsa shumë prej tyre janë ende të paidentifikuar, shprehet Balkanweb.

E përditshmja britanike “The Guardian” bën të ditur se viktimat e deritashme, të identifikuara nga organet policore franceze, vijnë nga 15 shtete të botës. Kështu, sipas të dhënave të deritashme, të vrarët janë shtetas nga Algjeria, Belgjika, Brazili, Britania e Madhe, Franca, Kili, Meksiko, Maroko, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia, Zvicra, Tunisi dhe Amerika.

Sipas BBC, deri më tani është zyrtarizuar vrasja e një shtetasi britanik, i quajtur Nick Alexander, i cili u vra në teatrin “Bataclan”, ndërsa dy të tjerë arritën të shpëtonin.
Francezja Djamila Houd, 41 vjeçare, ishte nënë e dy fëmijëve, e cila mbeti e vrarë në sulmet në Paris. Thomas Ayad, 34 vjeç nga Amien, producent muzikor, ishte gjithashtu në teatrin ku mbetën të vrarë me dhjetëra shikues. Një tjetër person i cili njihet vetëm me pseudonimin “Dado”, 44 vjeç ishte një agjent taksash, i pamartuar dhe që kishte zgjedhur që të premten ta kalonte në koncertin e grupit amerikan “The Eagle of Death Metal”.

Gjithashtu, e vdekur ka mbetur edhe Asta Diakite, kushërira e mesfushorit francez që luan me përfaqësuesen, Lassana Diarra. Ai e konfirmoi vdekjen e të afërmes së tij nëpërmjet rrjeteve sociale. Cedric Mauduit, ishte një tjetër viktimë, që punonte si këshilltar bashkiak në Paris, ai ndodhej në teatrin ku ndodhi masakra së bashku me miqtë e tij, njëri prej tyre gazetar i “France 24”. I vdekur mbeti edhe Quantin Bpulanger, 29 vjeç nga Reim. Mathiu Hoche, gazetari i “France 24” mbeti gjithashtu i vrarë në sulmin në teatër.

Guillaume B Decherf, një tjetër gazetar i revistës “Les Inrocks”, revistë kjo kulturore e orientuar drejt muzikës. Ai ishte në teatër për një reportazh të grupit amerikan. Studenti nga Londra Valentin Ribet dhe amerikania Nohemi Gonzalez ishin gjithashtu mes viktimave. Një shtetas spanjoll, 29­vjeçar ka mbetur i vrarë gjithashtu në teatër. Ai është Alberto Gonzalez Garrido. Mes viktimave janë edhe dy gra nga Tunizia, të cilat janë konfirmuar motra mes tyre. Ato ishin duke festuar ditëlindjen e një shoqeje të tyre në Paris.

KOMENTO (5)

Shkruaj nje koment

  1. islamizmi eshte terrorizem,vrasje , vuajtje, mjerim, shkaterrim, fukarallek, poshtersi, mashtrim ,imigracion. islami duhet te zhduket nga faqja e dheut

  2. E more Erols a mos deshte mu rreshtu me Rusin ti… kush asht kan ne anen tone ne ditet me te veshtira tona.. AMERIKA dhe Evropa..Kosoven e hoqi nga kthetrat e serbit Amerika dhe Evropa, kete nuk guxojm kurr me e harru, se sa per arab e turq, sa per palestin e siri…kurre lirin na se kishim pa

  3. 0 Erols ne duhet te reagojme per vrasjet qe ben shteti turk ndaj popullit kurd i cili lufton per te pasur nje shtet te tijin , palestina nuk ka ekzistuar kurre si shtet , ne duhet te rrime patjeter perkrah SHBA-se e Europes . Vendeve si turkia siria irani tunisia pakistani etj, duhet ti rrijme sa me larg.

  4. Nuk e kuptoj pse ne njerzit nuk reagojme per luften qe zhvillohet ne siri ?
    apo vrasjet ne palestine qe jane dyfish i viktimave ne france.Me vjen shum keq qe ne fshihemi si media e si popull rrim gjithmon nen sundimin e te medhenjve si SHBA e BE.

Pas