2015-ta ka qenë vit shpërthyes për Era Istrefin. Ajo ishte kryefjala e shtypit rozë me koncertet e stërmbushura dhe çdo hap i saj përbënte interes. Por duket se këtë sezon nuk do ta mbyll pa një tjetër risi. Menaxheri i saj, Faton Shoshi ka lajmëruar përmes një postimi në Instagram, se Era do të sjellë shumë shpejt një projekt të ri. Jemi të bindur që nuk do të na zhgënjejë.