Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas bombardimit të maternitetit të qytetit port Mariupol, i cili u shkatërrua tërësisht nga granatimet ruse.Ai është shprehur se fëmijët janë bllokuar nën rrënojat dhe ndau një video tronditëse që ilustron shkallën e shkatërrimit.
“Edhe për sa kohë bota do të injorojë terrorin?” tha ai. “Mbyllni qiellin tani! Ndaloni vrasjet!””Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzimin”.Më parë, nënkryetari i bashkisë së Mariupol pretendoi se 1200 njerëz kanë vdekur në qytet.
Mariupol. Direct strike of Russian troops at the maternity hospital. People, children are under the wreckage. Atrocity! How much longer will the world be an accomplice ignoring terror? Close the sky right now! Stop the killings! You have power but you seem to be losing humanity. pic.twitter.com/FoaNdbKH5k
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 9, 2022