Një 12-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen. Ka qenë nëna e të miturit që ka bërë kallëzim për zhdukjen e tij në Polici.
38-vjeçarja ka deklaruar se i mituri, me inicialet S. U., është larguar dje nga banesa dhe nuk është kthyer ende.
“Më datë 13.02.2022, shtetasja A. U., 38 vjeçe, ka kallëzuar se djali i saj, shtetasi S. U., 13 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e 13-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./Opinion.al