Bota

12 viktima në Haiti dhe Republikën Domenikane,stuhia Laura mbërrin në Kubë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:28 - 24/08/20 |
Opi Nion

Stuhia tropikale Laura, që parashikon të kthehet në një uragan në orët në vijim, ka goditur Kubën gjatë natës, pasi u kishte marr jetën më parë 12 personave në Haiti dhe Republikën Domenikane. Në Haiti llogariten edhe shumë të humbur.

Një tjetër uragan, Marco, po drejtohet në bregun amerikan dhe veçanërisht në Louisiana, ku duket se është drejtuar edhe Laura.

“Është një stuhi tropikale që ende nuk ka organizimin që mund të ketë një uragan”, than ë televizionin shtetëror meteorologu kuban José Rubierta.

Laura hyri në Kubë nga lindja me erën që arriti në 146 km/h dhe dallgë më shumë se tre metra në qytetin Maisi, në ekstremitetin lindor të ishullit, ku për shkak të sigurisë u ndërpre edhe energjia elektrike./Opinion.al

Pas