Bota

12 të dyshuar për sulmin terrorist në Vjenë, mes tyre dhe nga Kosova


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:57 - 03/11/20 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe një nga autorët, ndërsa u plagosën 17 të tjerë.

Terroristi i cili u ekzekutua është identifikuar si Kujtim Fejzullahi, shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë, mediat austriake deklarojnë se Fejzullahi ka qenë futbollist në qytetin e Mödling në adoleshencë, por aty ka rënë në kontakt me ekstremistë islamikë apo simpatizantë të ISIS që e kanë futur në rrugën e radikalizimit.

I riu kishte dhe rekorde penale teksa pjesë e lëvizjes Salafiste. Zbulohet se në korrik me një makinë jo të tijën Fejzullahi ka shkuar në Sllovaki për të marrë municion për armën e tij AK-47.

Ndërkohë, bëhet me dije se për sulmin terrorist janë në të dyshuar dhe 12 persona të tjerë, ata janë të gjithë me prejardhje të huaj nga Kosova, Bangladeshi dhe Çeçenia./ Opinion.al

Pas