Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

12 shenjat e atakut kardiak të cilat nuk duhet ti injoroni!

2018/04/25 at 7:28 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Problemet me zemrën, ja pse gratë janë më të rrezikuara 

Sëmundjet e zemrës janë vrasësi numër 1 i burrave dhe grave në shumicën e vendeve të botës.
P.sh në SHBA ato zënë 40% të shkaqeve të vdekjes duke ja kaluar të gjitha sëmundjeve kancerogjene të mbledhura sëbashku. Kohët e fundit edhe mjekët shqiptarë kanë dhënë alarmin se çdo ditë po preken nga sëmundjet e zemrës edhe moshat e reja. Përse sëmundjet e zemrës janë në këto shifra? Shumë njerëz tregohen neglizhentë ndaj simptomave që shfaqen, por ka dhe raste kur problemet nuk janë dhe aq të dukshme. Veçanërisht kujdes duhet të tregojnë personat mbi 65 vjeç. Gjithashtu të kujdesshëm duhet të jenë edhe personat që kanë sasi të larta kolesteroli në gjak, tension të lartë, obezët, duhanpirësit, diabetikët dhe ata që kanë predispozicion familjar për sëmundje të zemrës. Për këtë arsye ne po ju tregojmë 12 simptoma për të dalluar një sulm të mundshëm kardiak.


Ankth
Një atak në zemër (goditje në zemër) mund ta shkaktojë ankthi intensiv ose një frikë e pashpjegueshme nga vdekja. Të mbijetuarit e atakut në zemër shpesh flasin se kanë përjetuar ndjesinë e ‘dënimit të pashmangshëm’.

Dhimbje në gjoks
Dhimbja në gjoks është një nga simptomat më klasike të atakut në zemër. Jo tek të gjithë personat mund të ndodhë një dhembje e tillë, ashtu si jo çdo dhimbje lidhet me atakun sepse ka mjaft arsye të tjera si; problemet muskulare, mushkritë, esofagu etj. Për të dalluar nëse është vërtet një simptomë e cila lidhet me zemrën, dhimbjet ndihen në qendër të gjoksit, ose pak më majtas, disa herë edhe në krahun e majtë dhe shpatulla. Ndodh që disa (më shumë femrat) të kenë dhe ndjesinë e djegies në gjoks, për këtë arsye shumë persona mendojnë se kanë probleme me stomakun.

Kolla
Kollë e vazhdueshme dhe një frymëmarje e veshtirë mund të jenë simptoma të insuficiences kardiake. Si rezultat i akumulimi të lëngjeve në mushkëri, në disa raste personat e prirur për atak kardiak nxjerin me anë të kollës gëlbaza të përgjakura.

Marrje mendsh
Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë marrje mendsh dhe humbje të ndjenjave. Shkaktare mund të jenë aritmitë e zemrës.

Lodhje
Sidomos tek gratë, një lodhje jo e zakonshme, ndodh para një sulmi të mundshëm kardiak. Sigurisht që lodhje të tilla mund të mos kenë aspak lidhje me zemrën. Por nëse diçka ju duket ndryshe nga herët e tjera dhe keni një predispozicion për sëmundjet e zemrës, është një simptomë e cila nuk duhet të neglizhohet. Duhet të drejtoheni tek mjeku i familjes sa më shpejt të jetë e mundur.

Nauzea (përzierje) ose mungesë oreksi
Ndodh shpesh që gjatë një ataku kardiak personat të kenë përzierje barku edhe të vjella. Fryerja e barkut e lidhur me insuficencen kardiake (lodhje e skajshme e zemrës), ndikojnë në mungesën e oreksit.

Dhimbje në pjesë të tjera të trupit
Në shumë sulme të mundshme kardiake, dhimbja fillon në gjoks dhe përhapet në shpatulla, krahë, bërryla, mbrapa qafe, nofulla edhe bark. Por ka raste kur nuk ndihet dhimbje në gjoks,vetëm në pjesët e tjera të trupit. Në këto raste meshkujt kryesisht kanë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa tek femrat në të dyja krahët ose ndërmjet shpatullave.

Puls i shpejtë ose i parregullt
Rrahjet e parregullta ose të shpejta të zemrës shoqëruar me simptomat e mëposhtme si, lodhje, marramëndje apo mungesë fryëmarrje, mund të jenë tregues të qartë të një sulmi kardiak, insuficence kardiake ose aritmie. Nëse aritmia nuk kurohet, mund të çojë në goditje në tru, insuficence kardiake, deri dhe në vdekje të papritur.

Mungesë frymëmarrje
Shumë njerëz që kanë vështirësi në frymëmarrje gjatë një aktiviteti normal ose dhe në momente pushimi, shpesh mund të kenë probleme në mushkëri, si azma ose bronkopneumopati kronike obstruktive. Por mund të jetë dhe një tregues i një ataku kardiak. Në disa raste pacientët që kanë pësuar atak kardiak, nuk kanë ndjerë dhembje në gjoks por vështirësi të theksuar për të marrë frymë. Në raste të tjera dy simptomat shoqërohen me njëra-tjetrën ose vështirësia në frymëmarrje ndodh përpara dhimbjes së gjoksit.

Fryerje (Enjtje)
Insuficenca kardiake mund të shkaktojë grumbullim lëngjesh në trup. Kjo mund të shkaktojë enjtje në zona të ndryshme si në këmbë, kavilje, bark.

Djersitje
Të mbushesh me djersë të ftohta, është një simptomë e atakut në zemër. Mund të jeni thjesht të ulur në karrike kur papritur filloni të djersisni sikur sapo keni kryer ushtrime fizike.

Dobësi
Në ditët e fundit që paraprijnë një atak të mundshëm kardiak por dhe gjatë tij, shumë pacientë kanë ndjesinë e pafuqisë. Shpesh për këta persona dhe mbajtja e një letre në dorë është tepër e pamundur.



Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Para
Dokumenti/ Imoralitet në komitetin e partisë

Dokumenti/ Imoralitet në komitetin e partisë

Sa punojnë dhe paguhen shqiptarët?

Sa punojnë dhe paguhen shqiptarët?

Icardi “tmerron” tifozët e Interit

Icardi “tmerron” tifozët e Interit
















TE FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
15 Nëntor, 2025

Në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
15 Nëntor, 2025

Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit të ndodhur të martën e 11 Nëntorit. Pas 4 ditësh në trajtim...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Nëntor, 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton sot se vendi ynë ditën e Shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
15 Nëntor, 2025

Dashi Këshilla të vlefshme për të rritur të ardhurat tuaja mund t’ju vijnë sot, ndoshta nga një mik i ngushtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com