Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

12 mars vrasja e Xhinxhinç: Njeriu që donte një Serbi normale

2023/03/12 at 5:12 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
12 mars vrasja e Xhinxhinç: Njeriu që donte një Serbi normale

Zoran Xhinxhinç kishte virtyte që vështirë të gjenden në politikën botërore. Ai i kuptoi lojërat e pushtetit, por në fund edhe vet ishte viktimë e këtyre lojërave. Një vështrim për rolin e tij 20 vjet pas vrasjes.


Kur ai u vra pas gati dy vjetësh në postin e kryeministrit të Serbisë, shumë gazetarë e përshkruan kryeministrin serb Zoran Xhinxhinç si një “politikan të jashtëzakonshëm” në nekrologjitë e tyre.

Por Xhinxhinçi nuk donte të ishte i jashtëzakonshëm. Atributi i dyshimtë i një personi përjashtues dhe i jashtëzakonshëm i shkonte më shumë kundërshtarit të tij politik të asaj kohe, Slobodan Millosheviqit.

Xhinxhinç, përkundrazi, donte të ishte një njeri normal, një njeri i Serbisë që nuk noton mbi valët e miteve nacionale, por merret me probleme ekonomike dhe sociale. Një njeri që kërkon modele që mund t’i zbatojë në jetën e përditshme, në vend që të nxisë trazira.

Por Xhinxhinç mbeti një përjashtim, për fat të keq. Në vend që ta ndjekë atë në një rrugë të vendosur drejt Evropës, Serbia ishte një vend i rraskapitur në lëvizjet midis Lindjes dhe Perëndimit. Një kurs i tillë në kohë lufte kërkon më shumë shkathtësi sesa kishte edhe vetë Xhinxhinçi.

Farkëtari i 5 tetorit

Si personalitet, kreu i atëhershëm i Partisë Demokratike ishte vërtet një fenomen i jashtëzakonshëm. Shumë i shkolluar, depërtues dhe i bekuar me një energji të madhe politike, si dhe një njeri me integritet, i sjellshëm, i pashëm dhe simpatik. Xhinxhinçi kishte një sërë virtytesh që nuk janë të lehta për t’u gjetur në politikën botërore.

Kryevepra e tij ishte revolucioni që orkestroi ai kundër Millosheviqit, i cili kaloi pothuajse pa një pikë gjaku. Autokrati Millosheviq pa dyshim u dobësua pas luftës së fundit të humbur, luftës në Kosovë. Por ai ende kishte një aparat efektiv pushteti pas vete. Reputacioni i Millosheviqit tek populli ishte i lartë, por Xhinxhinçi në qetësi krijoi një koalicion të gjërë.

Xhinxhinç madje u takua me njeriun i cili më vonë u bë xhelati i tij (Milorad Ulemek), për të siguruar që njësia famëkeqe e Operacioneve Speciale të Millosheviqit (“Crvene Beretke” / Beretat e Kuqe) të mos shkaktonte gjakderdhje më 5 tetor.

Qeveria që ai formoi pas përmbysjes së Millosheviqit nuk kishte aparatin e duhur të forcës. Ushtria, policia dhe pjesë të burokracisë nuk ishin besnike ndaj shtetit por ndaj ish-presidentit Millosheviq, e kur ai u largua nga skena, këto struktura iu përkushtuan vetëm interesave të tyre personale.

Opozita demokratike e Serbisë ishte një tufë e polarizuar disidentësh, nga e djathta ekstreme deri tek e majta ekstreme, e cila kurrë më parë nuk ishte paraqitur para votuesve në atë përbërje. Vetëm Xhinxhinçi me karizmën e tij arriti të farkëtojë një unazë rreth këtij grupi.

Ai diktonte parullat. Gjithçka investoi në kartën evropiane. Vendimi i tij më i vështirë ishte ekstradimi i Millosheviqit në Tribunalin e Hagës. Për Xhinxhinçin ishte ky thjesht një çmim që Serbia duhej të paguante për afrim me Bashkimin Evropian.

Lufta për pushtet

Politikisht Xhinxhinçi u rrit si një pesëmbëdhjetëvjeçar në protestat e studentëve në vitin 1968. Si student në Beograd, ai përvetësoi veprat e anarkistëve rusë dhe kundërshtoi brezin e thinjur të partizanëve të udhëhequr nga Tito, i cili e ka drejtuar ish-Jugosllavinë për dekada të tëra.

Me një bursë, ai mori doktoraturën në filozofi në vitin 1978 në Konstanz të Gjermanisë dhe më pas shkoi të punonte me Jürgen Habermas, një ikonë e Shkollës së Frankfurtit. Në qarqet intelektuale, ai merrte pjesë me lehtësi në debatet teorike në gjermanisht.

Kur u kthye në Beograd në fund të viteve tetëdhjetë, ai nuk ishte më një utopist social, por një pragmatist liberal. Por Xhinxhinçi kurrë nuk e fshehu se sa shumë ishte i përcaktuar nga skena universitare gjermane e viteve shtatëdhjetë.

Pas fitores së zgjedhjeve në vitin 2000, Xhinxhinçi insistoi se çështja e pushtetit duhet të jetë mbi të gjitha – përfshirë edhe Kushtetutën, e cila për të ishte vetëm një mbetje e epokës së Millosheviqit. Xhinxhinç besonte se në Serbi kishte ndodhur një revolucion i vërtetë.

Por për presidentin e ri Vojislav Koshtunica, një legalist anglofil, protestat në rrugë nuk ishin asgjë tjetër veçse një korrigjim i zgjedhjeve të vjedhura më parë. Në pak javë, dy liderët e Serbisë së re u bënë rivalë të ashpër. As pas vrasjes, Koshtunica nuk ka ka shkuar të nderojë Xhinxhinçin.

Viktima e politikës së vetë të denjë

Në Serbi nuk kanë munguar kurrë ofendimet ndaj tij duke e quajtur si “Shvaba” – gjermani), duke e karakterizuar ate si gjoja të manipuluar nga Gjermania dhe si të padenjë. Kur ai solli një fabrikë amerikane duhani në një vend të deindustrializuar si Serbia, kontrabandistët e cigareve e akuzuan atë për – kontrabandë cigaresh.

Menjëherë u shtruan dilemat, a thua nuk iku ai në kohën e bombardimeve të NATO-s në vatrën e krimit – në Mal të Zi? Në prag të 5 tetorit, a nuk bëri një “marrëveshje” të ndyrë me liderin e skuadrës së vdekjeve si Beretat e Kuqe dhe a thua nuk iu afrua Radovan Karaxhiqit gjatë luftës, vetëm për të dëmtuar Millosheviqin?

Xhinxhinçi si opozitar, realisht nuk hezitonte të mbante kontakte edhe me kriminelët e luftës dhe bosët e krimit. Por, kur mori pushtetin, Xhinxhinçi nuk u tërhoq asnjë milimetër në luftën kundër këtyre strukturave. Kjo qëndrueshmëri i kushtoi atij edhe me jetë. Plumbi i snajperit erdhi pikërisht nga pjesëtarët e njësisë “Beretat e Kuqe”.

Pas vdekjes së “politikanit të jashtëzakonshëm”, në Serbi u rikthye dalëngadalë një normalitet paralizues, që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

*Norbert Mappes-Niediek është një gazetar gjerman dhe autor i disa librave për Ballkanin. Në mesin e viteve nëntëdhjetë, ai ishte këshilltar i të dërguarit special të OKB-së për Jugosllavinë. Ai shkruan për gazeta të shumta gjermane dhe austriake. Në fund të vitit të kaluar u botua libri i tij “Lufta në Evropë: Shpërbërja e Jugosllavisë dhe kontinenti i mbingarkuar”./DW

Etiketa: serbiaxhinxhic


Ju sugjerojmë

SHBA/ Shënohet viktima e parë nga një armë neurologjike me valë
Bota

SHBA/ Shënohet viktima e parë nga një armë neurologjike me valë

3 Shkurt, 2026 11:58 am
Rama: Në 5 vite, rritje prej 80% të vizitorëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rama: Në 5 vite, rritje prej 80% të vizitorëve të huaj në Shqipëri

3 Shkurt, 2026 11:15 am
Komisioni për Reformën Territoriale, Boçi-PS: Ultimatumi që vendoset, turp
Kryesore

Komisioni për Reformën Territoriale, Boçi-PS: Ultimatumi që vendoset, turp

3 Shkurt, 2026 10:58 am
“Territorialja”/Balla afat PD deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision
Kryesore

“Territorialja”/Balla afat PD deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

3 Shkurt, 2026 10:55 am
“Interpelancat detyrim, me Ballukun ka 2 vjet që e mbani pezull”, Shehaj: Skandal
Kryesore

“Interpelancat detyrim, me Ballukun ka 2 vjet që e mbani pezull”, Shehaj: Skandal

3 Shkurt, 2026 10:52 am
Infantino: FIFA po shqyrton heqjen e ndalimit për ekipet ruse
Sport

Infantino: FIFA po shqyrton heqjen e ndalimit për ekipet ruse

3 Shkurt, 2026 10:21 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

3 Shkurt, 2026 9:21 am
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
Bota

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

3 Shkurt, 2026 9:06 am
PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
Kryesore

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

3 Shkurt, 2026 8:35 am
Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
Bota

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

3 Shkurt, 2026 8:31 am
Para
Mbytja e varkës me 47 persona në brigjet libiane, akuza Italisë për mosdhënie ndihme

Mbytja e varkës me 47 persona në brigjet libiane, akuza Italisë për mosdhënie ndihme

Mësuesja u dashurua me drejtorin,dy motrat martohen në një ditë me dy çuna xhaxhallarësh

Mësuesja u dashurua me drejtorin,dy motrat martohen në një ditë me dy çuna xhaxhallarësh

Veliaj njofton hapjen e Tregut të  Madh të Tiranës përgjatë vitit 2023

Veliaj njofton hapjen e Tregut të  Madh të Tiranës përgjatë vitit 2023
















TE FUNDIT

SHBA/ Shënohet viktima e parë nga një armë neurologjike me valë

SHBA/ Shënohet viktima e parë nga një armë neurologjike me valë
3 Shkurt, 2026

Michael Beck vdiq të shtunën e kaluar, pikërisht në momentin kur ajo që kishte denoncuar prej saktësisht tridhjetë vitesh po...

Lexo më shumë

Rama: Në 5 vite, rritje prej 80% të vizitorëve të huaj në Shqipëri

Rama: Në 5 vite, rritje prej 80% të vizitorëve të huaj në Shqipëri
3 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria është kthyer një qendër e turistëve të huaj, ndërsa ndan në “Facebook” edhe disa...

Lexo më shumë

Komisioni për Reformën Territoriale, Boçi-PS: Ultimatumi që vendoset, turp

Komisioni për Reformën Territoriale, Boçi-PS: Ultimatumi që vendoset, turp
3 Shkurt, 2026

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi deklaroi se mazhoranca nuk mund t'i vendosë ultimatum opozitës lidhur me mbledhjen e komisionit për reformën...

Lexo më shumë

“Territorialja”/Balla afat PD deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

“Territorialja”/Balla afat PD deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision
3 Shkurt, 2026

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i la afat opozitës deri në mbrëmje për të vendosur nëse do shkojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com