Kandidatët për të pasuar Papa Françeskun vijnë nga të gjitha kontinentet. Ata që vlerësohen me shanset më të mira vijnë nga Azia, Afrika, Amerika e Veriut dhe Evropa. Papa zgjidhet në një proces sekret të quajtur konklavë që zhvillohet në Kapelën Sistine në Vatikan. Të drejtë vote kanë vetëm kardinalët nën moshën 80 vjeç dhe në votim marrin pjesë rreth 120 kardinalë.
Këtu janë disa nga pretendentët më seriozë:
Kardinali Luis Antonio Tagle (67, Filipine, kreu i Zyrës së Vatikanit për Ungjillëzimin)
I quajtur “Françesku i Azisë” për shkak të fokusit të tij në drejtësinë sociale, Tagle shihet në disa qarqe si më i preferuari për t’u bërë Papa i parë nga Azia – ashtu si Françesku ishte Papa i parë nga Amerika. Në letër, Tagle i ka të gjitha kualifikimet për të qenë Papë.
Megjithatë, shanset e tij mund të pakësohen nga akuzat për sjellje abuzive brenda Caritas Internationalis, rrjeti global humanitar katolik që ai drejtoi për vite me radhë. Selia e Shenjtë e largoi atë nga ai pozicion në vitin 2022.
Kardinali Pietro Parolin (70, Itali, Sekretar Shteti i Vatikanit)Një urë e mundshme midis fraksioneve të ndryshme në Kishë, Parolin ka qenë sekretar shteti i Françeskut që nga viti 2013 dhe është një nga kandidatët kryesorë për Papë. Zyra e tij është e dyta në hierarki, menjëherë pas Papës. Konservatorët e kritikuan atë për rolin që luajti në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje me Pekinin për emërimin e peshkopëve në Kinën komuniste. Zgjedhja e tij do të kthente postin e Papës në Itali, pas tre papëve joitalianë.Kardinali Peter Turkson (76, Gana, zyrtar dhe diplomat i Vatikanit)Potencialisht Papa i parë nga Afrika Sub-Sahariane. Turkson punon në Gana si pastor, por ai zotëron edhe aftësi diplomatike dhe përvojë udhëheqëse brenda Vatikanit. Papa Françesku e dërgoi atë në Sudanin e Jugut si të dërguar special për paqen. Shkathtësia e tij në komunikim, si dhe fakti që vjen nga rajoni ku Kisha ka rritjen më të madhe të anëtarësimit, ndërkohë që ajo po zbehet në Evropë – e forcojnë edhe më shumë profilin e tij.Marc Ouellet ( (79, Kanada, ish-kreu i zyrës peshkopale të Vatikanit)Si një veteran i strukturave të Vatikanit me përvojë ndërkombëtare, Marc Ouellet është konsideruar prej kohësh një nga kandidatët kryesorë për Papë. Është teologjikisht konservator, prandaj tradicionalistët e vlerësojnë veçanërisht shumë. Vitet e fundit ai ka qenë objektiv i akuzave për sjellje të pahijshme, por këto janë hedhur poshtë.Kardinali Fridolin Ambongo Besungu (65, Kongo, Kryepeshkop i Kinshasës)Një yll i ri nga Afrika. Ambongo kombinon pikëpamjet e forta tradicionale me një përkushtim ndaj drejtësisë sociale. Ai është një zë i rëndësishëm i një kishe afrikane në rritje të fuqishme. Kundërshtimi i tij i hapur ndaj bekimit të çifteve të të njëjtit seks e ngriti profilin e tij ndërkombëtar mes konservatorëve.Matteo Zuppi (69, Itali, Kryepeshkop i Bolonjës)I quajtur shpesh “Bergoglio i Italisë” për shkak të ngjashmërisë së tij me Papa Françeskun, Zuppi është një “prift rrugësh” që mbron të varfërit dhe emigrantët dhe i shmang luksit – ndonjëherë duke përdorur një biçikletë në vend të një makine zyrtare. Rrymat e kishës konservatore mund të mos e mbështesin atë, sepse ai njihet për pikëpamjet e tij përparimtare.Jean-Marc Aveline (66, Francë, Kryepeshkop i Marsejës)Ai njihet për sensin e tij të humorit dhe marrëdhënien e tij të ngushtë me Françeskun, veçanërisht në lidhje me emigracionin dhe marrëdhëniet myslimano-krishtere. Nëse zgjedhet, Aveline do të jetë Papa i parëfrancezqë nga shekulli i 14-të dhe më i riu që nga Gjon Pali II. Ai e kupton italishten, por nuk e flet rrjedhshëm – gjë që mund të jetë problem pasi do të ishte edhe peshkopi i Romës.Kardinali Peter Erdo (72, Hungari, Kryepeshkop i Esztergom-Budapest)Një përfaqësues i fortë i mësimit tradicional katolik, i cili megjithatë arriti të ndërtojë ura me mjedisin përparimtar të Françeskut. Ai ishte gjithashtu një nga kandidatët gjatë konklavës së vitit 2013. Erdo flet disa gjuhë, duke përfshirë italishten, megjithëse nuk konsiderohet veçanërisht karizmatik, ai mund të tërheqë ata që duan një mandat të qëndrueshëm.Kardinali Mario Grech (68, Maltë, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkëve)Në fillim të karrierës së tij, Grech ishte një konservator dhe më pas ai u bë një ithtar kryesor i reformave të Françeskut. Në vitin 2014, ai bëri thirrje për një qëndrim më tolerant ndaj katolikëve LGBTQ+, në një fjalim të famshëm që u vlerësua edhe nga Papa. Pozicioni i lartë në Vatikan dhe lidhjet e mira me rryma të ndryshme e bëjnë kandidat serioz.Kardinali Juan José Omella (79, Spanjë, Kryepeshkop i Barcelonës)Pranë Papa Françeskut, Omella bën një jetë modeste pavarësisht pozitës së tij të lartë kishtare. Ai u bë kardinal në vitin 2016 dhe në vitin 2023 iu bashkua trupit këshillues prej nëntë anëtarësh të Papës. Afërsia e tij me Françeskun mund të jetë një pengesë nëse konklava dëshiron të ndryshojë drejtiminKardinali Angelo Scola (83, Itali, ish Kryepeshkop i Milanos)Në konklavën e vitit 2013, Scola ishte një nga favoritët. Mbështetësit e tij vlerësojnë mprehtësinë e tij teologjike dhe qëndrimin e mirë mes atyre që favorizojnë një kishë më të centralizuar. Megjithatë, ai e kaloi kufirin e sipërm të moshës 80 për të votuar në konklavë. Teknikisht është e mundur të zgjidhet një papë jashtë një organi elektoral, por kjo është një gjë e rrallë në epokën moderne.