Bota

12.000 persona janë larguar nga Afganistani,zyrtari:Evakuimi, i ngadalshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 21/08/21 |
Opi Nion

Rreth 12,000 të huaj dhe afganë që punojnë për ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare janë larguar nga Afganistani që kur talebanët morën kontrollin mbi Kabulin të dielën e kaluar, tha një zyrtar i NATO -s të Premten.

“Procesi i evakuimit është i ngadalshëm, pasi është i rrezikshëm sepse ne nuk duam asnjë lloj përplasjeje me anëtarët e talebanëve ose civilët jashtë aeroportit,” i tha ai Reuters, duke folur në kushte anonimiteti.  Mes kaosit dhe raporteve të dhunës nga talebanët, vendet perëndimore po përpiqen të rrisin evakuimet pasi talebanët morën kontrollin e vendit rreth një javë më parë.

Talebanët kanë mohuar përgjegjësinë për kaosin në aeroportin e Kabulit, i cili është i rrethuar nga mijëra njerëz të dëshpëruar që kërkojnë të largohen nga vendi, duke thënë se Perëndimi mund të ketë një plan më të mirë evakuimi.

Të paktën 12 persona janë vrarë në aeroport dhe përreth tij, që nga e diela, sipas zyrtarëve të NATO -s dhe talebanëve, dhe persona të armatosur nga lëvizja islamike po u bëjnë thirrje atyre që nuk kanë dokumente udhëtimi të kthehen në shtëpi./Opinion.al

Pas