Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi

2025/07/10 at 8:51 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi

Nga dhënia e mbështetjes për financimet e sistemeve të ujitjes në pemëtore, ullishte apo vreshta, deri te dhënia paraprake e financimit prej 30% nëse jepet garancia nga një shoqëri sigurimi apo bankë, si dhe mbulim të investimeve deri në masën 15 mln lekë për ha nëse investohet për shtim serrash diellore për kultivim të perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit, janë ndër masat e reja që i shtohen skemës kombëtare për bujqësinë.


Qeveria ka bërë disa shtesa në VKM nr. 150, datë 6.3.2025, “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2025”, me qëllim rritjen e mbështetjes për investime në bujqësi.

Konkretisht vendimi i ndryshuar i botuar në Fletoren Zyrtare përfshin masa të reja financimi me përfitim 50% të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë se 15 mln lekë për ha për ndërtimin e serrave të reja diellore me perime ku të jetë i përfshirë edhe instalimi i sistemit të ujitjes.

Ndërsa për ngritjen e serave të reja të prodhimit të rrushit mbështetja financiare arrin deri në 8 mln lekë për ha dhe 4 mln lekë për ha për serrat e reja të prodhimit të luleshtrydheve. Për mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 mijë lekë/ha.

Po ashtu shtohet mbështetja për sistemet e ujitjes me pika dhe mbrojtjen nga breshëri: Fermerët që instalojnë sisteme moderne ujitjeje dhe rrjeta mbrojtëse për pemë dhe vreshta do të marrin subvencione nga 250 mijë lekë për ha deri në 1,5 mln lekë për ha.

Me financim do të mbështeten edhe fermerët që investojnë për ngritjen e linjave të përpunimit dhe etiketimit të perimeve, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7,5 mln lekë për subjekt.

Do të mbështeten edhe investimet në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 mln lekë për subjekt. Edhe për akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat), masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 mln lekë për subjekt.

Shtesat e vendimit

Në vendimin nr. 150, datë 6.3.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2025”, bëhen shtesat e mëposhtme:

1.Në pikën 1, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje: “d) mbështetjen e investimeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese në ferma, përpunimin / tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe zhvillimin e agroturizmit dhe të akuakulturës.”.

2.Në pikën 2.3 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përfituesve të financimit nga masat e mbështetjes së investimeve pas lidhjes së kontratës u paguhet paraprakisht deri në 30% të masës së financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së pagesës së lëshuar nga shoqëri sigurimi dhe/ose banka.”.

3.Pas pikës 2.3 shtohet pika 2.4, me këtë përmbajtje: “2.4. Mbështetje për investime për: a) ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, me sipërfaqe minimale 0.2 ha dhe sipërfaqe maksimale 2 ha.

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se: – 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; – 8 000 000 (tetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë; – 4 000 000 (katër milionë) lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve. b) mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 000 (tetëqind mijë) lekë/ha.

Përfitojnë pagesë shtesë fermerët që instalojnë sistemet e ujitjes me pika. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

c) rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha.

ç) sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistuese. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 10 ha.

d) ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe të stabilimenteve për rritjen e shpendëve, përfshirë pajisjet/sistemet e nevojshme, me kapacitet jo më pak se 10 (dhjetë) lopë, jo më pak se 100 (njëqind) të imëta, jo më pak se 10 (dhjetë) dosa dhe jo më pak se 10 000 (dhjetë mijë) shpendë. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

dh) mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore e blegtorale. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për subjekt.

e) linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7 500 000 (shtatë milionë e pesëqind mijë) lekë për subjekt.

ë) investime në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 000 000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt. f) akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat).

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

Fondi total për mbështetje për investime të jetë në vlerën 2 (dy) miliardë lekë dhe të përdoret për vitin 2025 deri në 537,8 milionë lekë të akorduara në programin buxhetor 04250, “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, në shpenzime korrente, duke vijuar plotësimin e vlerës së plotë në buxhetin e vitit 2026, si pjesë e PBA-së 2026–2028.”

Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./Monitor



Ju sugjerojmë

Tërhoqi nga flokët vajzën e tij në rrugët e Korçës, nis hetimi për 33-vjeçarin
Kronikë

Tërhoqi nga flokët vajzën e tij në rrugët e Korçës, nis hetimi për 33-vjeçarin

2 Gusht, 2025 10:43 am
VIDEO/ Vogëlushja palestineze mbijetoi pasi plumbi i dronit izraelit ngeci në kafkë
Bota

VIDEO/ Vogëlushja palestineze mbijetoi pasi plumbi i dronit izraelit ngeci në kafkë

2 Gusht, 2025 10:40 am
Drafti i Kodit të Ri penal/ 3 vite burg nëse braktisë ose keqtrajton kafshët
Aktualitet

Drafti i Kodit të Ri penal/ 3 vite burg nëse braktisë ose keqtrajton kafshët

2 Gusht, 2025 10:34 am
Tarifat doganore të Trump/ Cilët sektorë preken dhe për çfarë mund të negociohet?
Bota

Tarifat doganore të Trump/ Cilët sektorë preken dhe për çfarë mund të negociohet?

2 Gusht, 2025 10:30 am
Daily Mail/ Burrat në Angli, në Has mbeten vetëm gratë! Efekti negativ i emigrimit
Aktualitet

Daily Mail/ Burrat në Angli, në Has mbeten vetëm gratë! Efekti negativ i emigrimit

2 Gusht, 2025 10:26 am
Armando Broja largohet nga Chelsea pas 16 vitesh
Sport

Armando Broja largohet nga Chelsea pas 16 vitesh

2 Gusht, 2025 10:23 am
Revista amerikane/Bora, vajza bareshë në malet shqiptare-Tregim nga Elizabeth Miller
-Kulturë

Revista amerikane/Bora, vajza bareshë në malet shqiptare-Tregim nga Elizabeth Miller

2 Gusht, 2025 10:13 am
Mbante armë zjarri në makinë, arrestohet i riu në rrugën Krastë–Bulqizë
Kronikë

Mbante armë zjarri në makinë, arrestohet i riu në rrugën Krastë–Bulqizë

2 Gusht, 2025 10:08 am
Rusia “skanon” fëmijët për të gjetur Putinin e ardhshëm
Bota

Rusia “skanon” fëmijët për të gjetur Putinin e ardhshëm

2 Gusht, 2025 10:02 am
Grabiti kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, pranga 35-vjeçarit
Kronikë

Grabiti kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, pranga 35-vjeçarit

2 Gusht, 2025 9:42 am
Para
Pogradec/Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari

Pogradec/Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari

Rama: Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës

Rama: Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës

Berlin: Bundestagu debaton për buxhetin për vitin 2025

Berlin: Bundestagu debaton për buxhetin për vitin 2025
















TE FUNDIT

Tërhoqi nga flokët vajzën e tij në rrugët e Korçës, nis hetimi për 33-vjeçarin

Tërhoqi nga flokët vajzën e tij në rrugët e Korçës, nis hetimi për 33-vjeçarin
2 Gusht, 2025

Policia ka nisur hetimet për një 33-vjeçar holandez pasi u filmua në zonën e Pazarit të Ri në Korçë duke dhunuar...

Lexo më shumë

VIDEO/ Vogëlushja palestineze mbijetoi pasi plumbi i dronit izraelit ngeci në kafkë

VIDEO/ Vogëlushja palestineze mbijetoi pasi plumbi i dronit izraelit ngeci në kafkë
2 Gusht, 2025

Pamje vërtet dramatike vijnë nga Gaza, ku një vajzë e vogël është filmuar teksa po mjekohet pasi ka marrë një...

Lexo më shumë

Drafti i Kodit të Ri penal/ 3 vite burg nëse braktisë ose keqtrajton kafshët

Drafti i Kodit të Ri penal/ 3 vite burg nëse braktisë ose keqtrajton kafshët
2 Gusht, 2025

Nëse braktis qenin apo macen mund të përfundosh në burg deri në 3 vite. Kjo është një nga risitë më...

Lexo më shumë

Tarifat doganore të Trump/ Cilët sektorë preken dhe për çfarë mund të negociohet?

Tarifat doganore të Trump/ Cilët sektorë preken dhe për çfarë mund të negociohet?
2 Gusht, 2025

Të enjten, Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv që vendos tarifa të reja reciproke prej 15% mbi importet nga 90 vende,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com