Aktualitet

119 kg kokainë, çfarë gjeti tjetër policia brenda kontejnerit me banane


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:07 - 02/01/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me sasinë  prej 119 kilogramësh kokainë, e sekuestruar në Tiranë brenda një konteineri me banane nga Ekuadori.

Sot  dalin përpara gjykatës për masën e sigurisë dy shoferët e kompanisë Hasan Saliaj dhe Gezim Kalaja  si dhe Marso Murataj, administrator i firmës Zico.

Ajo që mbetet ende e paqartë është fakti që në skanerin e kryer në portin e Durrësit, ngarkesa ka rezultuar e pastër, ndërkohë që plumbçja që siguronte mbylljen e konteinerit rezulton e dëmtuar që në Itali.

Pikëpyetjet lidhur me ngjarjen shtohen edhe nga fakti, që drejtuesi i kamionit Hasan Saliaj ka deklaruar se u kërcënua nga persona të armatosur, të cilë kanë hyrë dhe kanë kryer kontroll brenda kontejnerit.

“Jemi shteti hape krahun këtu”, mësohet të jenë shprehur personat që kanë ndaluar kamionin me ngarkesën e bananeve, ndërsa kanë hyrë dhe kanë kryer kontroll brenda kontejnerit. Bëhet e ditur se ata kanë qenë me kapuçë të zinj dhe maska që i mbulonin deri në pjesën e hundës.

“Mbylle gojën se do të zhduk familjen po hape gojën”, mësohet t’i jenë drejtuar këta persona shoferit Saliaj.

Ndërkohë, sikurse raportoi gazetarja Klodiana Lala për news 24, në kontejner është gjetur edhe një ndriçues që besohet se mund të ketë gjurmë gishtërinjsh që mund të ndihmojnë për të identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje./Opinion.al

Pas