11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ministrja thotë se 7020 janë pjesë e kontratës me kompaninë Pfizer.
Ndërkohë, 4680 doza kanë mbërritur si mbështetje e Bashkimit Europian për Shqipërinë.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa janë konfirmuar 51 raste të reja me COVID-19./ Opinion.al