Rajoni

1151 raste të reja me Covid-19 dhe 27 viktima në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:23 - 03/02/21 |
Opi Nion

Në 24 orët e fundit në shtetin grek janë konfirmuar 1151 raste të reja me COVID-19, shifër më e ulët në krahasim me ditën e djeshme me 1261 raste.

Në harkun kohor të 24 orëve në Greqi janë shënuar 27 viktima nga koronavirusi, ndërkohë 246 pacientë janë të intubuar.

“Në 24 orët e fundit janë shënuar 1151 raste të reja të infeksionit të ri të koronavirusit (COVID-19). Numri i përgjithshëm i rasteve është 159866, nga të cilat 52.0% janë burra. 246 persona po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. 177 (72.0%) e të intubuarve janë burra. 86.6% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje tjetër. Sot janë shënuar 27 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur në 5878 në total nga fillimi i pandemisë, nga të cilët 3457 (58.8%) burra” –thuhet në raportin e ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë./ Opinion.al

Pas