Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë datë të shënuar për kombin tonë Google ka vendosur të surprizojë sërish shqiptarët duke u veshur me ngjyrat kuqezi.
Në orën 24:00 në logon kryesore motorit më të madh të kërkimit i është vendosur flamuri kuqezi për të uruar shqiptarët në mbarë botën për festën e tyre më të rëndësishme.
Google ka pasur, kohët e fundit, disa praktika të ndryshimit të logove, në respekt të datave historike apo edhe evenimenteve të tjera.