Bashkia Shkodër ka përditësuar të dhënat sa i takon përmbytjeve në këtë qark. Raportohet se sipërfaqja totale e përmbytur në këtë bashki është 1100 hektarë.
1100 hektarët e përmbytur i përkasin Njësisë Administrative Ana e Malit.
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.15 me një rënie prej 40 centimetrash me orën 18:00 të datës 19.01.2023 (kuota maksimale 7.50 metra). Niveli i liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 8.10 metra me një rritje prej 5 centimetrash me orën 18:00 të datës 19.01.2023 (kuota maksimale 8.70 metra).
Rruga e Obotit ka prezencë uji 55 centimetra, e pandryshuar me orën 18:00 e datës 19.01.2023. Në rrugën e Obotit po operon një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë. Ndërkohë ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.