Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann ka uruar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa Hohmann shkruan se Shqipëria tashmë ka hyrë ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Tani që Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur vendin për ta bërë realitet ëndrrën e popullit të tij”,-shkruan ambasadorja e BE./Opinion.al