Kryesore

110 milionë euro për Becchettin, Duma: Është koha të paguajë Edi Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:08 - 21/07/21 |
Opi Nion

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratrike Grida Duma ka sulmuar Kryeministrin Rama lidhur me arbitrazhin e humbur ndaj Francesco Becchettit. Përmes një postimi në Facebook, shoqëruar me një video, Duma shprehet se kjo është një faturë që u shkon qytetarëve shqiptar ndërsa pohon se “secili prej nesh, nga një i porsalindur deri tek çdo pensionist, do të paguajmë 45 mijë lekë të vjetra” .

Deputetja kërkon që përgjegjësit për këtë dëm ekonomik të shkojnë përpara derjtësisë dhe se Edi Rama duhet të paguajë.

“Edi Rama mund të përpiqet t’i fshihet të vërtetës, por nuk e zhbën dot atë.

Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre.

Secili prej nesh, nga një i porsalindur deri tek çdo pensionist, do të paguajmë 45 mijë lekë të vjetra.

Para këto, që mund të shkonin për shkolla, spitale, rrugë, për ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, për të blerë ushqime, por do të shkojnë për të dëmshpërblyer luftën personale të Ramës me median.

Shteti i kapur nga korrupsioni u përdor për këtë luftë personale, prandaj përgjegjësit e kësaj fature prej 110 milionë euro duhet të shkojnë para drejtësisë.

Mjaft kanë paguar shqiptarët për dëmet ekonomike të shkaktuara nga një pushtet i korruptuar deri në palcë.

Është koha të paguaj Edi Rama”, shkruan Duma./Opinion.al

 

Pas