Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

110 kosovarë u kthyen nga Siria, gratë dhe fëmijët të keqtrajtuar

2019/04/20 at 11:34 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
110 kosovarë u kthyen nga Siria, gratë dhe fëmijët të keqtrajtuar

Institucionet e Kosovës bënë të ditur, se mesnatën e së premtes në Kosovë janë kthyer 110 kosovarë të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një konferencë të përbashkët me ministrin e drejtësisë, Ablard Tahiri ka bërë të ditur se në mesin e personave të kthyer janë edhe katër luftëtarë, ndërsa bëri të ditur se në zonën e konfliktit kanë mbetur rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

“Nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer në Kosovë 110 shtetas kosovarë, prej tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu katër fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”, tha Qalaj.

Ndërkohë ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri tha se kanë punuar prej disa muajsh për kthimin e kosovarëve të cilët ishin në zonën e konfliktit në Siri, duke shtuar se kthimi i kosovarëve nga Siria është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas ministrit Tahiri, gratë dhe fëmijët të cilët janë kthyer kanë qenë viktima të mashtrimit dhe keqtrajtimit.

“Këta qytetarë, gra dhe fëmijë kanë qenë viktima të papërgjegjësisë së personave që për interesa çfarëdo qofshin i kanë shfrytëzuar duke ua mohuar të ardhmen pa vullnetin e tyre duke i lënë më pasoja të mëdha në raste të caktuara edhe viktima. Këto gra meritojnë rehabilitim për një jetë të qetë dhe këta fëmijë nëpër zona të konfliktit e kanë vendin në shkolla për tu edukuar mbi të ardhmën e tyre”, deklaroi ministri Tahiri.

Të kthyerit nga Siria, janë dërguar në fshatin Vranidoll, i cili gjendet në periferi të Prishtinës, të shoqëruar nga forca të shumta policore duke përfshirë njësitet speciale që janë duke mbajtur të rrethuar qendrën./Opinion.al

Etiketa: 110 luftetarekosovaSiria

Ju sugjerojmë

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

PD kërkoi mos-certifikimin e rezultatit, Kolegji Zgjedhor merr vendim për zgjedhjet

4 Shtator, 2025 6:23 pm
Ish-kampioni i UFC shpall kandidaturën për president të Irlandës: Koha për ndryshim
Bota

Ish-kampioni i UFC shpall kandidaturën për president të Irlandës: Koha për ndryshim

4 Shtator, 2025 5:34 pm
Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”
Aktualitet

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”

4 Shtator, 2025 4:22 pm
“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?
Bota

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?

4 Shtator, 2025 3:59 pm
Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës
Bota

Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës

4 Shtator, 2025 3:28 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Politikë

PD kundështon rezultatin e zgjedhjeve, zbulohet kërkesa e Kolegjit Zgjedhor

4 Shtator, 2025 2:59 pm
Nigeri/ Mbytet varka, humbin jetën 29 persona
Bota

Nigeri/ Mbytet varka, humbin jetën 29 persona

4 Shtator, 2025 2:51 pm
Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA
Politikë

Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA

4 Shtator, 2025 2:30 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete

4 Shtator, 2025 1:51 pm
Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale
Kryesore

Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale

4 Shtator, 2025 1:48 pm
Para
Vrasja e gazetares investigative, arrestohen dy persona

Vrasja e gazetares investigative, arrestohen dy persona

Naomi Campbell tregon sesi përjetoi racizëm nga një vend aziatik

Naomi Campbell tregon sesi përjetoi racizëm nga një vend aziatik

Moska reagon për raportin e Mueller: Na vjen keq për këto lloj dokumentesh

Moska reagon për raportin e Mueller: Na vjen keq për këto lloj dokumentesh

TE FUNDIT

PD kërkoi mos-certifikimin e rezultatit, Kolegji Zgjedhor merr vendim për zgjedhjet

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
4 Shtator, 2025

Kolegji zgjedhor vendosi me shumicë votash për rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që kërkonte të rrëzohej...

Lexo më shumë

Ish-kampioni i UFC shpall kandidaturën për president të Irlandës: Koha për ndryshim

Ish-kampioni i UFC shpall kandidaturën për president të Irlandës: Koha për ndryshim
4 Shtator, 2025

Conor McGregor u ka kërkuar mbështetësve të tij online të lobojnë te konsulentët, mbështetja e të cilëve mund t’i hapë...

Lexo më shumë

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”
4 Shtator, 2025

29 vite nga emisioni i parë, këtë të enjte në orën 21:00 nis sezoni i ri i emisionit “Opinion”. Intervista...

Lexo më shumë

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?
4 Shtator, 2025

Florida planifikon t’i japë fund vaksinimit të detyruar, duke përfshirë këtu atë të nxënësve, siç pohoi kreu i shëndetësisë atje,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com