Life Style

11-vjeçare që bën “twerk”, Netflix akuzohet për pedofili


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:44 - 21/08/20 |
el ida

Reklama e Netflix për filmin francez “Cuties”, ku shihet një grup vajzash të vogla duke bërë “twerking”, ka provokuar shumë polemika në rrjetet sociale. Filmi është akuzuar për pedofili nga klientët e Netflix.

“Amy është 11 vjeç dhe kërkon të bëhet pjesë e një grupi balerinash që kërcejnë në mënyrë sensuale. Ajo nis të eksplorojë veten dhe të sfidojë familjen e saj besimtare”, lexohet në tekstin e reklamës.

Nga ana e saj, platforma kërkoi falje për këtë reklamë duke shkruar në Twitter:

“Na vjen keq për ilustrimet e papërshtatshme që përdorëm për “Cuties”. Nuk përfaqësonin këtë film francez që ka fituar çmim në Sundance. Kemi ndryshuar pamjet dhe përshkrimin”./Opinion.al

Pas