Reklama e Netflix për filmin francez “Cuties”, ku shihet një grup vajzash të vogla duke bërë “twerking”, ka provokuar shumë polemika në rrjetet sociale. Filmi është akuzuar për pedofili nga klientët e Netflix.
“Amy është 11 vjeç dhe kërkon të bëhet pjesë e një grupi balerinash që kërcejnë në mënyrë sensuale. Ajo nis të eksplorojë veten dhe të sfidojë familjen e saj besimtare”, lexohet në tekstin e reklamës.
Nga ana e saj, platforma kërkoi falje për këtë reklamë duke shkruar në Twitter:
“Na vjen keq për ilustrimet e papërshtatshme që përdorëm për “Cuties”. Nuk përfaqësonin këtë film francez që ka fituar çmim në Sundance. Kemi ndryshuar pamjet dhe përshkrimin”./Opinion.al