Ai është një nga artistët e make-up më të njohur me origjinë shqiptare, i cili punon me yllin televiziv Kim Kardashian.
Mario Dedivanovic ka publikuar në rrjete sociale një video ku ka kujtuar çastet më të bukura dhe gazmore të punës 11-vjeçare me Kim Kardashian.
“Nuk mund ta besoj se ka kaluar 1 vit që nga lançimi i linjës tonë. Gëzuar përvjetorin e 1 dhe 11-vjetorin e të punuarit bashkë!”, -ka shkruar Mario.
Gjithashtu kujtojmë se kohë më parë një video ku Mario i mësonte shqip Kimit u bë virale në rrjete sociale./Opinion.al/