Bota

11 të vrarë nga të shtënat gjatë stërvitjeve ushtarake ruse



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:12 - 16/10/22 |
Opi Nion

Të paktën 11 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një terren stërvitor ushtarak në rajonin Belgorod të Rusisë. Dy sulmues hapën zjarr ndaj një grupi vullnetarësh, tha ministria ruse e Mbrojtjes, më 15 tetor.

Ministria tha në një deklaratë se të shtënat ndodhën derisa vullnetarë po trajnoheshin për të luftuar në Ukrainë, duke e quajtur incidentin një sulm terrorist.

Në deklaratë thuhet se gjatë një seance stërvitore për armë zjarri “me individë që shprehën vullnetarisht dëshirën për të marrë pjesë në operacionin special ushtarak (kundër Ukrainës), terroristët hapën zjarr me armë të vogla mbi personelin e njësisë”.

Ata thanë se dy vullnetarët që qëlluan mbi ushtarët e tjerë u qëlluan për vdekje nga pala e kundërt.

Është ende e paqartë nëse vdekjet e tyre përfshihen në mesin e 11 të vdekurve të konfirmuar. Të dy ishin shtetas nga një ish-republikë sovjetike, tha ministria, por nuk dha detaje të tjera.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, dhe në shtator Putin shpalli një mobilizim të “pjesshëm” ushtarak për të forcuar radhët në Ukrainë, në kohën kur forcat e Kievit po raportojnë për rimarrjen e kontrollit të disa territoreve që ishin pushtuar nga forcat ruse.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Pas