Aktualitet

11 Nëntor, studentët në protestë para Kryeministrisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:04 - 06/11/15 |
b.f

 Vazhdojnë me kërkesat e tyre studentët që qëlluan me vezë kundër Kryeministrit. Ata do të jenë më 11 Nëntor në një protestë para zyrës Kryeministrore, fakt që e kanë bërë të ditur në një status në faqen e tyre në FB.

Kundër dhunimit policor e kryeministror të studentëve në mjediset universitare.
Kundër dhunimit dhe metodave shantazhuese ndaj studentëve në komisariate.
Kundër dhunimit psikologjik, mohimit të së drejtës për mjek dhe avokat.
Kundër rritjes dhunuese të tarifave për studentët në bachelor dhe master.
Kundër reformës së dhunshme në arsim.
Kundër reformave dhunuese qeveritare në shoqëri.

Ftojmë të gjithë studentët, pedagogët, familjarët, qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile të indinjuar prej veprimeve monstruoze të pushtetit të bashkohen në marshimin tonë protestues, për të thënë se NE nuk kemi më frike dhe jemi të BASHKUAR rreth kauzes për Arsim Publik për të GJITHË!

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. veprimeve monstruoze të pushtetit – e gjithe thirrja te le te kuptosh qe kjo “levizje” eshte e instrumentalizuar. Sa keq per ATA dhe KETO… Xhanem ne Shqiperi jemi, cdo gje nuk perben me habi

Pas