PD i është drejtuar me një tjetër kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me procesin e zgjedhjeve të 11 majit.
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, PD thotë se mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit.
Selia blu i kërkon KQZ që të nis një verifikim të plotë mbi pretendimin e ngritur prej saj.