Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

11 Maj/Albana Vokshi në Strasburg:Grupet kriminale më kërcënuan mua dhe vajzën time

2025/06/23 at 6:37 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
11 Maj/Albana Vokshi në Strasburg:Grupet kriminale më kërcënuan mua dhe vajzën time

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ndodhet në Strasburg, ku mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të paraqitur parregullsitë që sipas tyre kanë ndodhur në zgjedhjet e 11 Majit.

Gjatë fjalës së saj, Vokshi ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për zgjedhjet si dhe mbrojtje më të madhe për gratë në politikë.

Po ashtu, Vokshi ndau një përjetim personal  gjatë procesit zgjedhor në Vorë, duke u shprehur se ajo dhe vajza e saj u  kërcënuan nga bandat kriminale.

Fjala e plotë: 

Të nderuar kolegë,

Faleminderit për misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës gjatë zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, që ofroi një pamje të vlefshme të realitetit në terren. Raporti paraqet shqetësime serioze. Por e vërteta është shumë më alarmante.

Kur vota nuk është e lirë, demokracia nuk ekziston!

Nuk mund të ketë standarde të dyfishta për vendet anëtare të BE-së dhe për vendet kandidate si Shqipëria.

Prandaj unë shtroj para jush disa pyetje:

A mund të quhen demokratike zgjedhjet,

–        kur shumica e kritereve të Kopenhagës janë shkelur në mënyrë sistematike dhe brutale?

–        Kur shteti dhe partia në pushtet janë një?

–        Kur nëpunësit civilë, votuesit dhe kandidatët kërcënohen – përmes rrjeteve të patronazhit si dhe nga kriminelë me distinktivë fallco vëzhguesish brenda dhe jashtë qendrave të votimit – ndërsa policia mbyll sytë ose ndërhyn shumë vonë?

–        Kur mediat janë nën kontroll?

Pak javë para zgjedhjeve, Kryeministri miratoi 138 licenca për kultivim kanabisi – 147 herë më shumë se kufiri ligjor – duke mbuluar 29,000 hektarë, kryesisht në zonat kufitare. Partia në pushtet pati rritje të ndjeshme votash në ato rajone. Kjo nuk është një garë demokratike – është një kërcënim për sigurinë kombëtare.

402 milionë euro fonde publike u keqpërdorën për të blerë vota dhe manipuluar rezultatin:

  • 100 euro bonus për mbi 750,000 pensionistë (ose 42% e votuesve)
  • 200 milionë euro gjoba të falura dy ditë para zgjedhjeve
  • vende pune, subvencione, tendera dhe evente luksoze të kthyer në mjete për më shumë vota.

Vota u ble edhe me paratë e taksapaguesve.

Kam marrë pjesë në shumë zgjedhje. Por kurrë s’kam përjetuar atë që pashë këtë herë.

Në Vorë, u kërcënova në mes të ditës nga kriminelë të dënuar për vrasje dhe trafik droge. Vajza ime gjithashtu u kërcënua. Pavarësisht telefonatave Policisë së Shtetit si dhe kallëzimeve zyrtare në SPAK, askush nuk veproi. Ata kriminelë janë ende të lirë, ndërsa unë druhem çdo ditë derisa fëmijët kthehen në shtëpi.

Prandaj ju pyes sërish:

A janë këto zgjedhje të lira, kur kandidatet gra përballen me kartele dhe jo me parti politike?

Unë nuk hyra në politikë për të mbajtur armë – por për të ofruar një alternativë të bazuar te e vërteta.

E kjo e drejtë më është mohuar – për shkak të lidhjeve midis zyrtarëve të lartë (Kryeministri, ministra) dhe krimit të organizuar.

A duhet të rri e heshtur, e qetë por e frikësuar? Jo. Nuk do të hesht.

Ne duhet të flasim – për vajzat tona, për familjet tona, dhe për çdo grua që dëshiron të shërbejë pa frikë.

Nëse nuk veprojmë, ia dorëzojmë politikën atyre që mbrohen nga krimi – jo nga demokracia. 28 kandidatë në 10 qarqe u mbështetën nga grupet kriminale dhe kartelet e drogës. Mbi 20 prej tyre do të jenë në parlamentin e ardhshëm. Dhe me siguri do të jenë edhe këtu në këtë sallë.e unë këtë nuk do ta doja.

Prandaj ju bëj thirrje:

Për mbështetjen e një misioni fakt mbledhës në Shqipëri. Takoni të gjithë aktorët. Vlerësoni ndikimin kriminal dhe dështime në standartet e demokracisë.

Kam dorëzuar një video të shkurtër për këtë seancë plenare – me shpresën që të shihni me sytë tuaj si kanë qenë realisht këto zgjedhje, e kushdo që do të dojë mund tja dërgoj.

I bëj thirrje çdo deputeteje këtu në këtë salle: kjo nuk toleruar! Duhet të jemi krah njëra-tjetrës. Të qëndrojmë bashkë për të krijuar një mjedis ku gratë mund të bëjnë politikë dhe t’i shërbejnë vendit të tyre me dinjitet.

Faleminderit.

Ju sugjerojmë

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz
Bota

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz

5 Gusht, 2025 10:30 pm
Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin
Rajoni

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin

5 Gusht, 2025 9:48 pm
Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
Aktualitet

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

5 Gusht, 2025 9:30 pm
U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
Kryesore

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

5 Gusht, 2025 9:09 pm
Çështja Epstein, Bill dhe Hillary Clinton thirren për të dëshmuar
Bota

Çështja Epstein, Bill dhe Hillary Clinton thirren për të dëshmuar

5 Gusht, 2025 8:53 pm
Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë
Bota

Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë

5 Gusht, 2025 8:29 pm
MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor
Aktualitet

MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor

5 Gusht, 2025 8:09 pm
Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë
Bota

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

5 Gusht, 2025 7:55 pm
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë

5 Gusht, 2025 7:47 pm
Auto-Skicë
Bota

Mediat izraelite: Netanyahu do të propozojë ripushtimin e plotë të Gazës

5 Gusht, 2025 7:31 pm
Para
Kundërpërgjigja e Iranit?Katari mbyll hapësirën ajrore mbi bazën ushtarake amerikane

Kundërpërgjigja e Iranit?Katari mbyll hapësirën ajrore mbi bazën ushtarake amerikane

Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar

Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar

NATO mbështet Trump: Sulmet amerikane në Iran nuk shkel ligjin ndërkombëtar

NATO mbështet Trump: Sulmet amerikane në Iran nuk shkel ligjin ndërkombëtar

TE FUNDIT

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz
5 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar këtë të martë, më 5 gusht, se rënia e çmimeve të energjisë mund...

Lexo më shumë

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin
5 Gusht, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar të martën një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
5 Gusht, 2025

Qyteti i Vlorës është përfshirë pasditen e së martës nga një stuhi e beftë shiu, e cila shkaktoi probleme serioze...

Lexo më shumë

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
5 Gusht, 2025

Shqipëria U-19 luajti pasditen e sotme takimin e parë miqësor kundër Italisë U-19. Në takimin e zhvilluar në Novarello Sporting...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com