Kronikë

11 kg heroinë në makinë, pranga 50-vjeçarit shqiptar rezident në Zvicër


               Publikuar në : 09:55 - 17/09/19 |
xhu lia

Një 50-vjeçar shqiptar me banim në Zvicër ka rënë në prangat e policisë kufitare në Durrës pasi pas një kontrolli në makinën e tij, në Portin e Durrësit u gjetën 11 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit heroinë.

Sipas policisë në pikën e kontrollit të mjeteve me automjetin tip Opel, i drejtuar nga 50 vjeçari me iniciale A.S u gjetën  në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.

Droga u gjet në vendin ku vendoset goma rezervë e makinës pas një kontrolli të imtësishëm me ndihmën  edhe të qenit antidrogë.

Policia arrestoi 50-vjeçarin e dyshuar ndërkohë që materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës./ Opinion.al

Pas