Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

11 këshilla se si të gjeni punë edhe pa pasur përvojë

2016/11/08 at 7:48 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
11 këshilla se si të gjeni punë edhe pa pasur përvojë

Çdokush që është në fillimet e botës së punës do të ndeshet me vështirësinë e gjetjes së një pune pa pasur përvojë.
11 këshillat e mëposhtme se si të gjeni punë pa pasur përvojë mund t’ju ndihmojnë ta ktheni situatën në favorin tuaj, në një kohë të shkurtër


1. PËRGATITUNI
Ndiqni kurse, shkoni në seminare, merrni certifikata e diploma. Kjo jo vetëm do t’ju ndihmojë të përfitoni aftësi që lidhen me punën, por do të tregojë edhe për përkushtimin e angazhimin tuaj.

2. NISNI TË PUNONI (PËR SUKSESIN TUAJ)
Një tjetër mënyrë për të përfituar përvojë në një fushë të caktuar është të punoni edhe nëse paguheni pak ose nuk paguheni. Nuk tingëllon shumë motivuese, por mund t’ju ndihmojë në hapjen një dere të re. Mund të bëni punë vullnetare, apo praktika të ndryshme. Në varësi se çfarë aspironi që të bëni, hapja e një blogu mund të jetë një ide e mirë për të treguar talentin dhe pasionin tuaj. Me pak fjalë: pasurojeni CV dhe portofolin tuaj me projekte të cilat i kryeni part-time, gjatë fundjavës etj.

3. KUJDESUNI PËR RRJETIN TUAJ
Një mënyrë praktike për të gjetur një punë është që t’ju rekomandojnë. Që kjo të ndodhë keni nevojë që të ndërtoni dhe të kujdeseni për profilin tuaj, si online, edhe offline. Sigurohuni që personat të dinë çfarë pune po kërkoni, bëni një prezantim, azhurnoni CV tuaj dhe sigurisht profilin tuaj në LinkedIn.

4. VIZATONI
Dhe tani merrni një letër dhe një stilolaps dhe bëni një skemë që mund t’ju ndihmojë të vizatoni rrugën drejt suksesit: bëni një listë të të gjithë aftësive, përvojave e karakteristikat e personalitetit për të cilat keni nevojë për punën tuaj të ardhshme. Më pas shtoni përvojat dhe aftësitë që zotëroni, dhe shihni ku këto të dyja ndërpriten. Mund ta përdorni si një pikë referimi për të kuptuar se çfarë keni nevojë të përmirësoni dhe çfarë mund të evidentoni në CV dhe në letrën tuaj të motivimit.

5. BËHUNI PROFESIONISTË NË FUSHËN TUAJ
Mësoni gjithçka që duhet të dini për fushën dhe për pozicionin e punës. Kjo do t’ju përgatisë për karrierën tuaj. Për t’u bërë ekspert në fushën tuaj, merrni pjesë në forume, lexoni blogje dhe bëhuni pjesë e grupeve online dhe offline. Sigurohuni që të mësoni edhe disa emra të rëndësishëm në sektorin tuaj: të nivelit lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

6. KËRKOJUNI MENDIM NJERËZVE
Njerëzit pëlqejnë të japin këshilla e të shihen si specialistë apo ekspertë të një fushe të caktuar. Pasi të keni njohur emrat e profesionistëve që ju admironi, përpiquni të viheni në kontakt me ta. Mos u limitoni vetëm duke dërguar mijëra email-e me CV tuaj: njerëzit sot janë shumë të zënë me punë dhe email-i i tyre është gjithnjë plot. Krijoni së pari një marrëdhënie para se të kërkoni këshilla apo favore.

7. KRIJONI NJË HISTORI
Sigurohuni që të mos lini dyshime mbi faktin që jeni personi perfekt për të gjithë tipet e punës në atë sektor. Njerëzit do t’ju bëjnë pyetje, kështu që përgatisni përgjigje të qarta e koncize se përse doni të hyni në këtë fushë, çfarë keni ndër mend të bëni që të arrini këtë objektiv dhe çfarë keni për të ofruar. Ky është momenti për të bërë përshtypje të mirë me pasionin tuaj, shtojini të gjitha aftësitë dhe përvojat dhe së fundi do të bindni cilindo bashkëbisedues.

8. RISHIHNI CV TUAJ
Sigurohuni që CV juaj të përmbajë pikat kryesore të përvojave tuaja. Përqendrohuni tek aftësitë që keni dhe jo vetëm te titujt profesionalë. Bëni një CV që të mos jetë e orientuar nga e shkuara, por që të shikojë përpara e që të tregojë gjërat që mund të bëni në të ardhmen.

9. PËRQENDROHUNI TEK ‘SOFT SKILL’
Shembuj të ‘Soft Skill’ janë aftësitë interpersonale, organizative, udhëheqja dhe komunikimi. Përqendrohuni tek aftësia për të motivuar njerëzit, për të mbikëqyrur apo për të folur në publik. Krijoni një CV që të transmetojë personalitet dhe që të nxjerrë në pah ‘soft skill’, në mënyrën më konkrete të mundshme.

10. SYNONI LART, POR JINI TË ARSYESHËM
Edhe pse duhet të synoni gjithnjë lart kur bëhet fjalë për karrierën tuaj, është e rëndësishme të keni mendim praktik kur ju aplikoni për një punë. Jeni në fillim kështu që kërkoni pozicione të thjeshta ku mund të tregoni se jeni në lartësinë e duhur. Bëjeni të qartë që jeni fillestarë, por keni dëshirë që të mësoni, duke i shtuar dhe një dozë entuziazmi, pasioni e vendosmërie.

11. BËNI DURIM
Jini të durueshëm e të predispozuar të nisni nga fundi. Hapja e një dere të re mund të kërkojë kohë. Mund të duket e lodhshme dhe ndonjëherë një ide jo entuziazmuese, por nëse bëhet fjalë për atë që doni të bëni vërtet e ju bën të lumtur, provojeni!

Etiketa: eksperiencekeshillapune


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet
-Jetë dhe Stil

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

11 Korrik, 2025 12:02 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë
-Jetë dhe Stil

Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë

9 Korrik, 2025 12:18 pm
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“
-Kulturë

“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

8 Korrik, 2025 9:20 am
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
-Jetë dhe Stil

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

7 Korrik, 2025 5:15 pm
Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio
Life Style

Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio

7 Korrik, 2025 3:03 pm
Para
Hetimi i FBI “zhyt” Clintonin

Hillary Clinton merr fitoren e saj të parë në zgjedhjet presidenciale

Video/ “Lindin trinjakët” e veçantë

Video/ “Lindin trinjakët” e veçantë

Zbardhen detaje/ KE raport pozitiv për negociatat me Shqipërinë, por…

Zbardhen detaje/ KE raport pozitiv për negociatat me Shqipërinë, por…
















TE FUNDIT

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
14 Korrik, 2025

Ura mbi Lumin Mat, në aksin e vjetër rrugor Lezhë–Milot, shumë shpejt pritet të ketë fatin e Urës së Zogut....

Lexo më shumë

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën
14 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se do ta ndëshkojë Rusinë me tarifa, nëse nuk...

Lexo më shumë

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”
14 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e...

Lexo më shumë

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën
14 Korrik, 2025

I dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg, u takua të hënën në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com