Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

11 kërkesat e farmacistëve për Ramën: Depot po monopolizojnë tregun

2020/07/01 at 4:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
11 kërkesat e farmacistëve për Ramën: Depot po monopolizojnë tregun

Urdhri i Farmacistëve i është drejtuar me një letër kryeministrit Rama dhe mininstres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ku kërkohet ndëryrja në ligj për kriteret e hapjes së farmacive.


Duke iu referuar letrës së tyre ata bëjnë me dije se një sërë problmatikash janë mbledhur në sektorin farmaceutik dhe ato nuk janë adresuar në nivel parlamentar megjithëse janë denoncuar.

Sipas tyre, mungesa e kritereve për hapjen e farmacive po sjell monopolizim të tregut në duart e pronarëve të depove farmaceutike. Orientimi i sektorit farmaceutik drejt tregut ka sjellë “për pasojë ulje të cilësisë së shërbimit farmaceutik” pasi interesi i biznesmenëve “nuk është ofrimi i shërbimit shëndetësor, por për ta, farmacia shikohej dhe vazhdon të shikohet si njësi e mirëfilltë tregëtare”, thuhet në letrën e Urdhrit të Farmacistëve.

Kërkesat e tyre ata i kanë renditur në 11 pika të cilat janë:

1.Duhen vendosur kriteret për hapjen e farmacive, si sa i takon sipërfaqes, distancës dhe numrit të banorëve për farmaci.

2. Duhet që pronar i subjetit farmaceutik të rivendoset farmacisti drejtues teknik i subjektit (kjo eksperiencë ekziston në vendet e BE, por ka qenë e aplikuar dhe tek ne).

3. Duhet limitim i numrit të farmacive që mund të ketë në pronësi pronari i farmacisë (jo më shumë se tre, referuar vendeve të BE).

4. Mënjanimi i konfliktit të interesit nëpërmjet parashikimeve që ligji duhet të jetë një kriter tjetër që duhet plotësuar kur dikush hap farmaci.

5. Duhet rishikuar marzhi i tregëtimit të barnave.

6. Duhet aplikuar e përcaktuar tarifë shërbimi për farmacistin (ekziston tek të gjitha profesionet e rregulluara që ofrojnë shërbim, nga ky rregull përjashtohet vetëm farmacisti).

7. Vendosja e orarit të shërbimit farmaceutik të jetë kompetencë e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë dhe jo e Ministrit të Shëndetësisë.

8. Importues-shpërndarësit, qofshin ata dhe farmacistë nuk duhet të kenë të drejtë të hapin farmaci. Identifikimi i pronarit/pronarëve nuk duhet të realizohet nëpërmjet NIPT-it, ai duhet të shërbejë si element i dallueshëm i subjektit vetëm në aspektin tregëtar. Identifikimi duhet të realizohet nëpërmjet individit si person fizik me aftësi juridike dhe për të vepruar.

9. Është domosdoshmëri hartimi sa më i shpejtë i një rregulloreje të shërbimit farmaceutik. Pas daljes së një ligji, ai duhet të plotësohet me akte të tjera normative. Ligji aktual i barnave dhe  shërbimit farmaceutik ndërhyrjen e fundit e pati në vitin 2014. Jemi ende në mungesë dhe vuajmë pasojat e mosekzistencës së një rregulloreje e cila saktëson gjera specifike që lidhen me ligjin.

10. Të ndryshohen procedurat e deritanishme për hapjen e farmacisë. Miratimi pas kontrollit paraprak në ambientet që do shërbejnë si farmaci, duhet të paraprijë procedurat e nxjerrjes së të dhënave të biznesit të farmacisë pranë QKB.

11. Si institucion që japim dhe heqim të drejtën e ushtrimit të profesonit, përpunojmë të dhëna të cilat lidhen jo vetëm me farmacistin, por dhe me farmacinë, me përgjegjësi të plotë deklarojmë se numri i farmacive lidhur me numrin e banorëve që ndodhet në Shqipëri është shumë herë më i lartë se vendet e BE dhe rajonit. Shpërndarja e tyre në mosekzistencë të asnjë kriteri nuk garanton mbulim me shërbim farmaceutik në mënyrë të njëtrajtshme, por diferencon dhe shkakton diskriminim tek qytetarët, në një kohë kur e drejta për shëndet është një e drejtë Kushtetuese. Në këtë situate, kur kemi një mbihapje të farmacive, keqshpërndarje të tyre, mosekzistencë të asnjë përcaktimi sa i takon kritereve të hapjes së farmacisë, por dhe të pronarit që ka të drejtë ta hapi atë, do na dukej shumë e udhës dhe në mbrojtje të qytetarëve dhe shërbimit farmaceutik, pezullimi deri në normim dhe stabilizim, sa i takon hapjes së farmacive./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal
Aktualitet

Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal

7 Korrik, 2025 11:39 am
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

7 Korrik, 2025 11:36 am
Përmbytjet në Teksas, 11 vajza ende të zhdukura
Bota

Përmbytjet në Teksas, 11 vajza ende të zhdukura

7 Korrik, 2025 11:29 am
Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
Kronikë

Në kërkim për trafik droge në Itali, shqiptari arrestohet në Kroaci

7 Korrik, 2025 11:26 am
Netanyahu takohet sot me Trump/ A do të arrihet armëpushimi Izrael- Hamas?
Bota

Netanyahu takohet sot me Trump/ A do të arrihet armëpushimi Izrael- Hamas?

7 Korrik, 2025 10:59 am
“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
Aktualitet

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, çfarë do të diskutohet

7 Korrik, 2025 10:56 am
“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë
Rajoni

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë

7 Korrik, 2025 10:47 am
Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar
Aktualitet

Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar

7 Korrik, 2025 10:45 am
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit
Kronikë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit

7 Korrik, 2025 10:34 am
Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin
Aktualitet

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

7 Korrik, 2025 10:30 am
Para
Basha me drejtuesit e turizmit dhe hotelerisë: Pjesa më e madhe po mbyllet

Basha me drejtuesit e turizmit dhe hotelerisë: Pjesa më e madhe po mbyllet

Ekonomia në rritje? Çfarë nuk tha Guvernatori Sejko gjatë bilancit

Guvernatori Sejko: 17 mijë të papunë prej pandemisë

Koronavirusi në Shqipëri, 5 pacientë në terapi intensive

Shënohet viktima e 66 në Shqipëri nga pandemia
















TE FUNDIT

Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal

Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal
7 Korrik, 2025

Lidhur me Dosjen ‘Partizani’,  Jamarbër Malltezi deklaroi sot, para SPAK se pas kaq shumë muajsh zvarritje, ende nuk ka një...

Lexo më shumë

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
7 Korrik, 2025

Edhe kësaj here ka dështuar tentativa për konstitumin e Kuvendit të Kosovës. Kjo ishte seanca e 43-të në të cilën...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas, 11 vajza ende të zhdukura

Përmbytjet në Teksas, 11 vajza ende të zhdukura
7 Korrik, 2025

Në qarkun Kerr të Texasit, familjet vazhdojnë të kërkojnë me dëshpërim vajzat e tyre mes rrënojave, automjeteve të përmbysura dhe...

Lexo më shumë

Në kërkim për trafik droge në Itali, shqiptari arrestohet në Kroaci

Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
7 Korrik, 2025

Një 23-vjeçar, banues në Peshkopi, ka rënë në prangat e Policisë në Kroaci, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com