Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

11.1 mln euro për ndërtimin e pistës së makinave/PD:Qytetarët s’paguajnë dot faturat

2022/08/18 at 5:16 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
11.1 mln euro për ndërtimin e pistës së makinave/PD:Qytetarët s’paguajnë dot faturat

Kryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, Blendi Himci, ka reaguar në lidhje me ndërtimin e kompleksit Auto-Moto Park në Elbasan.

Himci tha se qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë një jetesë minimale, ndërkohë që qeveria do të dërgojë 11.1 milionë euro nga taksat e tyre për ndërtimin e një piste garash me makinë dhe kjo sipas tij vjen në një situatë krize.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë të Elbasanit!

Ditët e nxehta të gushtit po shkojnë drejtë fundit dhe indikacionet e dhëna prej kohësh të krizës ekonomike do të nisin të përshfaqen gjithnjë e më shumë përgjatë muajit shtator dhe në vazhdim.

Çdo e dhënë tregon se ky nuk do të jetë një dimër i lehtë për familjet shqiptare. Për të parandaluar efektet negative do të duhet që të kishim institucione të përgjegjshme që marrin masa dhe lehtësojnë efektet e kësaj krize, por e kundërta është duke ndodhur.

Jam sot sërish përpara jush për të denoncuar një tjetër shpërdorim skandaloz të taksave jo vetëm të qytetarëve të Elbasanit por të gjithë Shqipërisë për të ndërtuar të ashtuquajturin Auto-Moto Park në Elbasan.

Dua të sqaroj në krye të herës se Partia Demokratike nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë kundër projekteve zhvillimore, aq më tepër kur ato ndërtohen në Elbasan! Por çfarë është duke ndodhur?

Nga të dhënat që Partia Demokratike i disponon, të cilat janë bërë publike edhe në media rezulton që Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet të shpenzojë 11.1 milionë euro për të ndërtuar infrastrukturës mbështetëse për të ashtuquajturin kompleksi Auto-Moto Park në Elbasan, një pistë automobilizmi e gjate 5,3 km.

Pra qytetarët e Elbasanit duhet të dinë se ndërkohë që ata kanë pamundësi për të siguruar një jetesë minimale, ndërkohë që ata mbeten debitorë për të paguar faturat e dritave dhe ujit, 11.1 milionë euro nga taksat e tyre do të shkojnë për një pistë automobilizmi. Në mes të krizës.

Por ajo që është akoma e rëndë lidhet me faktin se ky projekt i Drejtorisë se Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor do të mbështetet financiarisht përtej vlerës prej 11.1 milionë eurosh me të tjera fonde nga qeveria dhe bashkia e Elbasanit. Pra kryetari i Bashkisë Elbasan, i vetmi që rrit taksat dhe tarifat për qytetarët e Elbasanit në faturën e Ujit, del garant të siguroj fonde nga buxheti i bashkisë për të ndërtuar pistën e automobilizmit.

Pyetja që bën çdo njeri i përgjegjëshëm për situatën me të cilën po përballemi është: Çfarë e shtyn qeverinë shqiptare dhe Bashkinë Elbasan të mbështes një projekt të tillë me një kosto kaq të lartë për qytetarët?

Sa efektive do të ishte që përballë pamundësisë së pensionistëve dhe familjeve në nevojë, që ky investim të shtyhej në kohë dhe me këto të ardhura të hartoheshin paketa lehtësuese për krizën?

Është naive për këdo që mendon, se ata nuk janë familjarë me krizën që vendi po kalon. Arsyeja pse kanë zgjedhur ta çojnë përpara këtë pistë automobilizmi lidhet me përfitime financiare!

Partia Demokratike ka zgjedhur që ndryshe nga Bashkia Elbasan të ketë vetëm një partneritet, atë me qytetarët! Kush beson se mund të bëj gjithçka me pushtetin dhe besimin e qytetarëve gabohet rëndë. Beteja për t’i rikthyer dinjitetin Elbasanit nuk është e largët.

Faleminderit!/Opinion.al

Ju sugjerojmë

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?
Bota

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

9 Dhjetor, 2025 8:26 pm
Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat
Bota

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat

9 Dhjetor, 2025 7:41 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

9 Dhjetor, 2025 6:40 pm
Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte
Rajoni

Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte

9 Dhjetor, 2025 5:30 pm
“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit
Aktualitet

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

9 Dhjetor, 2025 4:34 pm
BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë
Bota

BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë

9 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

“Nuk e kam hallin te një ministër”, Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët duan rritje page

9 Dhjetor, 2025 3:35 pm
Agron Gjekmarkaj takon homologun e tij grek, zbardhen diskutimet mes tyre
Politikë

Agron Gjekmarkaj takon homologun e tij grek, zbardhen diskutimet mes tyre

9 Dhjetor, 2025 3:28 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Negociatat për Ukrainën, Trump: Evropianët janë të dobët

9 Dhjetor, 2025 3:02 pm
Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn
Kronikë

Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

9 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Para
Takimi në Bruksel/ Borrell: Sot nuk arritëm marrëveshje, negociatat vijojnë

Takimi në Bruksel/ Borrell: Sot nuk arritëm marrëveshje, negociatat vijojnë

Gjendet një arsenal armësh në Yrshek

Gjendet një arsenal armësh në Yrshek

Riviera shqiptare në artikullin e CNN/Rama: Iku koha kur vendi ishte plot me plehra

Riviera shqiptare në artikullin e CNN/Rama: Iku koha kur vendi ishte plot me plehra

TE FUNDIT

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?
9 Dhjetor, 2025

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump po ndërton në heshtje skenarë për atë që mund të ndodhë në Venezuelë në...

Lexo më shumë

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat
9 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia ka “dorën e sipërme” në negociatat e paqes me Ukrainën, dhe se...

Lexo më shumë

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
9 Dhjetor, 2025

"Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës", tha António Costa të hënën (08.12..2025) në...

Lexo më shumë

Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte

Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte
9 Dhjetor, 2025

Fluturimet në dhe nga aeroporti i Kretës u rikthyen normalisht të martën në mëngjes, pasi fermerët përfunduan protestën aty. Të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com