Autoritetet Shëndetësore në Greqi bëjnë me dije se gjatë 24 orëve janë regjistruar 18 855 raste të reja me COVID.
Ndërkohë kanë humbur jetën 109 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 24 210 që prej fillimit të pandemisë.
Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 549 prej të cilëve 427 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.
Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 364 pacientë të rinj ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 467.