Një infektim në masë prej koronavirusit ka ndodhur pas një rituali religjoz në një kishë të Frankfurtit. Sikurse ka bërë me dije Ministrisë i Shëndetësisë i Landit të Hessen, të paktën 107 persona janë infektuar pas meshës që u mbajt dy javë më parë.
Fillimisht u fol për një karantinë të rasteve të infektuara, por shifrat u rritën. Në Gjermani shifrat tregojnë për momentin një trend të qartë të rënies së rasteve të reja, ndërsa në disa lande prej 2 apo 3 ditësh nuk deklarohen raste të reja. Në të gjithë vendin numërohen 178.500 të infektuar dhe 8.251 viktima./Opinion.al