Aktualitet

103 vjetori i Kongresit të Lushnjes/Begaj apel politikës:Punoni bashkë në sfidat e vendit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:28 - 21/01/23 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj me rastin e 103 vjetorit të nisjes së punimeve të Kongresit të Lushnjës vizitoi shtëpinë muze”Kongresi i Lushnjes”. Presidenti e ka cilësuar këtë ngjarje historike moment kyç ku u garantua sovraniteti i Shqipërisë.

“Kongresi i Lushnjës, është një ngjarje me mjaft rëndësi historike për Shqipërinë, është një nga momentet kyçe ku u garantua sovraniteti i Shqipërisë, u riafirmua Pavarësia e Shqipërisë, e shpallur në vitin 1912, u garantua vetëqeverisja dhe mirëfunksionimi i shtetit shqiptar dhe po ashtu për herë të parë u aprovua Statuti i Lushnjës, i cili ishte dokumenti i parë, Kushtetuta e parë e miratuar nga delegatë mbarëkombëtarë,” theksoi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit, gjatë fjalës së tij, ka dhënë një mesazh për politikën shqiptare. Sipas tij ashtu sikurse ndodhi në Kongresin e Lushnjes  ku gjithë delegatët vunë interesat e përgjithshëm mbi interesin personal, duhet të ndodhë dhe sot. Presidenti theksoi se palët duhet të bëhen bashkë në sfidat e vendit.

“E shkuara duhet të kujtohet jo vetëm për të kujtuar figurat e rëndësishme, ngjarjet e rëndësishme por edhe si moment reflektimi, për të nxjerrë mësime dhe frymëzuar. Në fakt Kongresi i Lushnjës na frymëzon. Gjithë ata delegatë vunë interesat e përgjithshme mbi interesin personal, interesin e Shqipërisë, mbi interesin e tyre, mbi mendimet apo qëndrimet e tyre të ndryshme. Për sfidën e kohës ata vendosën që është e rëndësishme Shqipëria përpara interesit të tyre. Mendoj që edhe sot është një thirrje shumë e madhe për të gjithë ne. Dhe për sfidat aktuale duhet të bëhemi të gjithë bashkë, për t’i përballuar ato me sukses dhe për të frymëzuar popullin shqiptar, siç frymëzoi Kongresi i Lushnjës,” përfundoi deklaratën e tij Presidenti Begaj.

Pas