Kronikë

101 kg kanabis me kamion drejt Turqisë, arrestohet 33-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:09 - 05/08/22 |
Opi Nion

Policia e Korçës ka arrestuar 33-vjeçarin Edison Koçi, i cili ishte shpallur në kërkim, si person i përfshirë në trafikimin 101 kilogramëve kanbis drejt Turqisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 33-vjeçari në bashkëpunim me dy persona të tjerë tashmë të arrestuar tentuan të trafikonin me kamion drejt Turqisë sasinë e kanabisit.

“Trafikimi i narkotikëve” është vepra penale me të cilën do të përballet Edison Koçi, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës.

Njoftimi i policisë

Vihet në pranga 1 shtetas tjetër, i shpallur në kërkim, i përfshirë në tentativën për trafikim të 101 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shkon në 26 numri i të ndaluarve gjatë njëmbëdhjetë fazave të operacionit “Restart”.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë me prova ligjore dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit “Restart 11”, të zhvilluar më datë 03.08.2022, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

-E. K., 33 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës.

Ndalimi i tij u bë në zbatim të urdhrit të datës 04.08.2022, të nxjerrë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku u ndaluan shtetasit M .R., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, të cilët me mjetin tip kamion të markës “Scania”, tentuan të trafikonin në drejtim të Turqisë, 101 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Policisë po vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

 

 

Pas