Aktualitet

100 vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri/ Urimi i DASH: Shohim drejt së ardhmes



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:38 - 29/07/22 |
Opi Nion

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar me një mesazh urimi për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

Ambasada e SHBA në Shqipëri, ka publikuar mesazhin në faqen zyrtare në “Facebook”,  ku shkruhet se në rrënjët e dy kombeve është përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe përparimit ekonomik, të cilat sipas DASH janë dhe themeli i këtij partneriteti të qëndrueshëm.

“Ne shohim drejt së ardhmes dhe gjithçkaje që mund të arrijmë së bashku në shekullin e ardhshëm, thekson DASH në mesazhin e tij.

“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria përkujtojnë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri në vitin 2022.

Pavarësisht ndërprerjeve të këtyre marrëdhënieve gjatë shekullit të kaluar, dy vendet tona krijuan lidhje të forta, tejkaluan konfliktet dhe vështirësitë dhe u shfaqën si aleatë dhe miq të ngushtë.

Me këtë histori në mendje, ne shohim drejt së ardhmes dhe gjithçkaje që mund të arrijmë së bashku në shekullin e ardhshëm. Në rrënjët e dy kombeve tona është përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe përparimit ekonomik, të cilat janë themeli i këtij partneriteti të qëndrueshëm.

Këto prioritete janë të pasqyruara në motivet e 100-vjetorit: Miqësia, Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi”.-shkruan DASH.

 

 

 

 

Pas