Pas kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, edhe presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Begaj thotë se vendi ynë mirëpret për të punuar ngushtësisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me SHBA, mbështetur në Partneritetin Strategjik.
Postimi i Begajt
28 korrik 1922- 28 korrik 2022/ 100 vite marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA&. 100 vite bashkëpunim miqësor dhe partneritet i ngushtë mes dy aleatëve në NATO dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurisë së OKB.
Mirëpresim për të punuar ngushtësisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, mbështetur në Partneritetin Strategjik.