Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

100 vjetori i Kongresit të Lushnjes/ Basha: Leksion që duhet përsëritur

2020/01/21 at 12:53 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Urimin e Krishtlindjeve Basha ja dedikon të prekurve nga tërmeti

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes.


Me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Basha vë theksin se te konsensusi kombëtar që simbolizon kjo ngjarje si dhe arritjen në bashkimin e territoreve shqiptare.

“Në fillim është kombi dhe mbrothësia e tij, më pas vijnë individët dhe karrierat e tyre. Respekti për qytetarin, për të drejtat dhe interesat e tij dhe përpjekja për të mbrojtur ligjet që sanksionojnë dinjitetin e tij janë detyrime të përhershme që na vijnë nga Kongresi i Lushnjes.”, shkruan Basha.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës

SHQIPËRIA E PARA!

100 vjet më parë, burra të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, u mblodhën në Lushnje, në një moment të vështirë për pavarësinë e shtetit të brishtë shqiptar dhe me Kongresin që i çeli dyert me 21 janar 1920, dhanë shembullin e madh të vendosjes mbi gjithçka të së mirës së atdheut.

Kur fati i Shqipërisë ishte ende në tryezën e Konferencës së Paqes në Paris, delegatët e Kongresit të Lushnjes u mblodhën, duke pasur mbi gjithçka dy parime bazë: Shqipëria është një dhe e pandarë, Shqipëria është e pandarë kur është fjala për të mbrojtur interesat e saj para fuqive të mëdha.

Në këtë leksion të madh trimërie dhe atdhedashurie morën pjesë të gjithë, morën pjesë të gjitha besimet fetare, të gjitha shtresat shoqërore, morën pjesë përfaqësuesit politikë dhe klerikë, rinia, inteligjencia e diaspora.

Edhe ata që s’mundën të vinin në Lushnje, për shkak se një pjesë e madhe e vendit ishte ende nën pushtim, iu bashkuan kësaj zgjidhje kombëtare, asaj iu bashkuan delegatët e Shkodrës, Lezhës e Malësisë së Gjakovës, me firmat e tyre të 13 shkurtit në Tiranë.

Kur ka një konsensus të tillë kombëtar, vijnë edhe zgjidhje në rang kombëtar, edhe fitore kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjes, autoriteti i dalë prej tij mori në dorëzim Shkodrën me 25 mars, Gjirokastrën me 27 prill dhe Korçën me 15 maj.

Me luftën madhështore të Vlorës dhe marrjen e qytetit me 17 gusht, u përmbyll faza e jetësimit të shtetit shqiptar, i cili prej Kongresit të Lushnjes trashëgoi edhe të parat principe kushtetuese të qeverimit të tij, me anë të Kanunores së Këshillit të Lartë.

Ata burra e gra që u angazhuan për mbajtjen e Kongresit të Lushnjes meritojnë një vend të përjetshëm në historinë e Shqipërisë. Kontributi i tyre është sot e gjithë ditën një leksion që duhet përsëritur vazhdimisht, në mënyrë që çdo shqiptar, qytetar i thjeshtë, aktivist, politikan a klerik të mos i humbasë prioritetet e veta.

Në fillim është kombi dhe mbrothësia e tij, më pas vijnë individët dhe karrierat e tyre. Respekti për qytetarin, për të drejtat dhe interesat e tij dhe përpjekja për të mbrojtur ligjet që sanksionojnë dinjitetin e tij janë detyrime të përhershme që na vijnë nga Kongresi i Lushnjes.

Siç thotë Mit’hat Frashëri, njëri nga gjenitë e Historisë së Shqipërisë së shekullit të kaluar, “Kongresi i Lushnjes është një kandil që ndrit dhe duhet të ndriçojë kurdoherë që gjendet në errësirë e në të keqe. Të mbajturit lart të akteve të mëdha të patriotizmës është një lumturi, si edhe një detyrë”. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
Bota

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

3 Nëntor, 2025 8:19 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Nëntor, 2025 8:15 am
SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
Para
Moti i keq përfshin Spanjën, stuhi dhe reshje të dendura dëbore

Moti i keq përfshin Spanjën, stuhi dhe reshje të dendura dëbore

Trajtimi çnjerëzor i të dënuarit, Shqipëria gjobitet me 15 mijë euro

Trajtimi çnjerëzor i të dënuarit, Shqipëria gjobitet me 15 mijë euro

15 ditë për Albin Kurtin

15 ditë për Albin Kurtin
















TE FUNDIT

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
3 Nëntor, 2025

Me samitin e propozuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Budapest që duket...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti i vranët. Vranësirat do...

Lexo më shumë

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
3 Nëntor, 2025

Dashi – Ditë goxha e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Asgjë nuk ka për të shkuar...

Lexo më shumë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com