Aktualitet

100 të shëruar nga COVID-19, ulet numri i të shtruarve në spitale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:09 - 24/09/20 |
Al Do

Ka rënë numri i pacientëve të shtruar në spitale nga Covid 19, duke arritur në 186 persona. (dje ishin 189)

Ministria e Shëndetësisë, cituar nga TV Klan, njofton se 16 prej tyre ndodhen në terapi intensive ndërsa 5 pacientë janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbime të specializuar disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, 100 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm./ Opinion.al

Pas