Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

100 milionë dollarë ryshfet nga “El Chapo” për ish-presidentin meksikan

2019/01/16 at 10:01 AM
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
100 milionë dollarë ryshfet nga “El Chapo” për ish-presidentin meksikan

Ish-presidenti meksikan, Enrique Peña Nieto akuzohet se ka marrë një ryshfet 100 milionë dollarësh nga “mbreti” i karteleve të drogës, Joaquin Guzman, i njohur edhe si “El Chapo”, sipas një dëshmitari në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij në SHBA.

Alex Cifuentes pretendon se ka qenë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Guzmanit për vite me radhë. Ai ka thënë përpara jurisë se kishte informuar autoritetet për ryshfetin në vitin 2016.

Guzman akuzohet si organizatori i kartelit famëkeq të drogës, atij të Sinaloas, që konsiderohet prej prokurorëve si furnizuesi më i madh me drogë i tregut në Shtetet e Bashkuara.


Enrique Peña Nieto shërbeu si president i Meksikës për 6 vite, nga 2012 deri në 2018-n.

Guzman, 61 vjeç, po gjykohet nga një juri në Brooklyn që prej nëntorit të vitit të kaluar. Ai u ekstradua nga Meksika për t’u përballur me drejtësinë amerikane. Ai do të gkykohet për akuzat e trafikimit të kokainës, heroinës apo drogave të tjera. Ai konsiderohet lideri i atij që Amerika e quan karteli më i madh i drogës në botë.

Sipas reporterëve në sallën e gjyqit në Brooklyn, Peña Nieto kishte kërkuar 250 milionë dollarë ryshfet, përpara se të pranonte shumën prej 100 milionë dollarësh.

Cifuentes pretendon se dërgesa e shumës është bërë në Mexico City në tetor të vitit 2012. Transferta eshte bere nga një mik i ngushtë i El Chapos. Cifuentes vet, një bos kolumbian droge që e përshkruan veten e tij si “krahu i djathtë” i El Chapos, ka punuar si sekretar i tij. Ai kaloi dy vite në arrati në malet meksikane, për shkak se ishte vënë nën gjuetinë e autoriteteve.

Ai u arrestua në Meksikë në vitin 2013 . U ekstradua më vonë në Shtetet e Bashkuara. Ai pranoi fajësinë për trafikim droge në një pakt me prokurorët.

Peña Nieto nuk ka reaguar ndaj akuzave të fundit, por më herët ka refuzuar çdo akuzë për korrupsion që ka dalë nga gjykimi, që prej nisjes së tij në nëntor.

Ndërkohë, avokati i Guzmanit, Jeffrey Lichtman ka pretenduar se lideri i vërtetë i kartelit të Sinaloas është Ismael “El Mayo” Zambada. Ai i ka shpëtuar përndjekjes duke dhënë ryshfet për “të gjithë” qeverinë meksikane. Përfshire ish-presidentët Peña Nieto dhe Felipe Calderóne.

Etiketa: el chapoish presidentimeksike


Ju sugjerojmë

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

26 Tetor, 2025 10:11 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

26 Tetor, 2025 9:09 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

26 Tetor, 2025 8:25 pm
Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

26 Tetor, 2025 4:41 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

26 Tetor, 2025 3:12 pm
Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar
Bota

Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar

26 Tetor, 2025 11:46 am
VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi
Bota

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi

26 Tetor, 2025 10:21 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia teston raketën e re me fuqi bërthamore, Putin: Është e pamposhtur

26 Tetor, 2025 9:56 am
Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump
Bota

Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump

26 Tetor, 2025 9:01 am
Para
Hidhet shorti, caktohet gjyqtarja që do vlerësojë dosjen “Balili”

Hidhet shorti, caktohet gjyqtarja që do vlerësojë dosjen "Balili"

I ruajti për 60 vite, flokët e Marilyn Monroe shiten me çmim marramendës

I ruajti për 60 vite, flokët e Marilyn Monroe shiten me çmim marramendës

U nis ti jap fund jetës në kishë, i riu vdes në aksident

U nis ti jap fund jetës në kishë, i riu vdes në aksident
















TE FUNDIT

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit
27 Tetor, 2025

Edhe mëngjesin e sotëm, qarku i Kukësit është përfshirë nga moti i keq, me reshje shiu dhe erëra të forta....

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
27 Tetor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
27 Tetor, 2025

Dashi Marrëdhënia juaj me atë qe keni ne krah do filloje te përmirësohet gjate kësaj dite. Do jepni shume nga...

Lexo më shumë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
26 Tetor, 2025

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com