Aktualitet

100 laboratorë smart në shkolla, Rama: Të rinjtë të aftë për një treg tjetër pune



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:59 - 12/09/22 |
Opi Nion

Në nisje të vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama vizitoi shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada”, në kryeqytet, ku për herë të parë, kurrikula e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) do të zhvillohet që në klasë të parë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet aftësimit të të rinjve në programet e kodimit, për ti përgatitur ata për një treg të ri pune, atij online që ka të ardhura shumë të larta.

 “Janë 100 laboratorët e parë që ne i instalojmë në bashkëpunim me AADF. Ndërkohë kemi programin me Bankën Botërore dhe ndërkohë kemi edhe një plan që të mbështesim edhe ne nga pikëpamja buxhetore, duke bërë që i gjithë ky sistem të përhapet në të gjitha shkollat e vendit në një kohë të arsyeshme. Ajo që është themelore është që t’u japim mundësi që të hyjnë në një fazë të thelluar të kodimit dhe përmes asaj diturie të bëhen të aftë për një treg tjetër. Ne do t’i shtrijmë më tutje të gjitha programet e kodimit në bashkëpunim me sipërmarrjet në mënyrë që të krijojmë një shtresë komplet të re që ka filluar të formësohet, por ne do ta nxisim që brenda periudhe të kemi një numër të konsideruar të rinjsh, të cilët janë të punësuar në një treg komplet tjetër që është tregu i punës online dhe ka të ardhura shumë të larta”, tha Rama.

Pas