Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

100 ditë në pushtet: qeveria e re e Shkupit

2024/10/04 at 8:22 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
100 ditë në pushtet: qeveria e re e Shkupit

Në 100-ditëshin e parë të punës së qeverisë së koalicionit në Maqedoninë e Veriut kryeministri Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij mbetet i vendosur për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe rrugën drejt BE-së.

Mickoski tha se qeveria e tij nuk do të bëjë asgjë në kundërshtim me interesat kombëtare dhe orientimet strategjike të qytetarëve duke aluduar për mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe mosndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e komunitetit bullgar në të. Sipas Mickovskit qeveria nuk do të lëshojë kurrë pe për ndryshimin e Kushtetutës, për shkak se ky do të ishte nënçmim dhe turp për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Fokusi i qeverisë mbetet tek integrimi në BE, por jo me ultimatum. Si qeveri nuk do të tërhiqemi nga rruga evropiane, nëse ka nevojë do të bisedojmë me këdo qoftë, do të bisedojmë sa ka nevojë që të arrijmë deri tek marrëveshja dhe kompromisi që do të jetë dinjitoz dhe që nuk do të lëndojë sërisht ndjenjat”, tha Mickovski.

Neziri: Qeveri e pakoordinuar 

Analisti politik Xhelal Neziri mendon se gjatë tremujorit të parë qeveria maqedonase ka qenë e pakoordinuar për të bërë reforma.

“Kemi një funksionim të qeverisë që është në kundërshtim me tri shtyllat e programit të saj: integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër korrupsionit”, thotë Neziri duke nënvizuar se qeveria nuk ka arritur t’i miratojë ndryshimet kushtetuese, edhe pse fillimi i mandatit do të ishte një kohë e përshtatshme për t’i bërë ato, sepse nuk do të shkaktonte edhe aq shumë dëme politike për vetë partitë që përbëjnë koalicionin qeverisës.

Arsovski: Nga qeveria priten përgjigje

Qeveria do ta ketë shumë të vështirë që të ketë sukses dhe të bëjë ndryshime në kornizën e negociatave, mendon analisti politik Petar Arsovski, duke komentuar përpjekjet e qeverisë për të arritur një marrëveshje të re me Brukselin për vazhdimin e negociatave.

“Ndërkombëtarët nuk e kuptojnë nevojën tonë për të rishikuar këtë paketë, ata e konsiderojnë atë një punë të përfunduar dhe presin që ne të përfundojmë disa përgjegjësi të marra siç është ndryshimi i kushtetutës. Qeveria duhet të jetë e ndershme dhe duhet ta reduktojë strategjinë e saj në absurditet. Qeveria pas 100 ditësh funksionimi thjesht duhet të japë një përgjigje për pyetjen se si të arrihet integrimi evropian pa propozimin francez”, thotë Arsovski.

Filipçe: Qeveria më e paaftë që nga pavarësia e shtetit 

“Kemi 100 ditë justifikime në vend të zgjidhjeve, izolim në vend të integrimit dhe një shoqëri të dominuar nga pasiguria. Paralelizmi mes premtimeve dhe realitetit është i zymtë. Maqedonia e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja nuk do të jetë krenare.” – tha kryetari i partisë më të madhe opozitare maqedonase LSDM, Venko Filipçe.

Sipas tij 100-ditëshi i parë i qeverisë është “një periudhë skandalesh, zhgënjimesh, premtimesh të thyera dhe ngecjesh. Venko Filipçe e akuzoi qeverinë për shkelje të premtimeve, administratë partiake dhe ulje të standardit jetësor. “Vendi po shkon në drejtimin e gabuar”, tha kryetari i LSDM-së Venko Filipçe.

Kritika nga opozita shqiptare 

Opozita shqiptare e përfaqësuar përmes Frontit Evropian e quan qeverisjen e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it 100 ditë dështimi, nënçmimi dhe përbuzjeje. Kritikat e lidhen kryesisht me përfaqësuesit shqiptarë në qeveri për ligjin e gjuhëve, largimin e shqiptarëve nga institucionet dhe abrogimin e  balancuesit për punësim në administratën shtetërore./DW

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Atentati me tritol për motrat Nikolli/ Vdes pas 3 muajsh komshiu i tyre, u plagos aksidentalisht

Atentati me tritol për motrat Nikolli/ Vdes pas 3 muajsh komshiu i tyre, u plagos aksidentalisht

Bie nga pallati, ndërron jetë punëtori në Vlorë

Aksident në autostradën Thumanë-Tiranë, ndërron jetë 60-vjeçari

Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet

Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com