Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 vjetori i Pavarësisë dhe sherri për flamurin në Kosovë

2018/02/14 at 3:01 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
10 vjetori i Pavarësisë dhe sherri për flamurin në Kosovë

Polemikat dhe debatet rreth simboleve shtetërore të Kosovës po vazhdojnë 10 vjet pas pavarësisë. Debatet janë shtuar sidomos pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që flamurin kombëtar shqiptar, të vendosur në njërën nga pjesët hyrëse, të njohur si rreth i Prishtinës, ta zëvendësojë me flamurin e Kosovës.


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të martën dha urdhër që flamuri shtetëror të vendoset në hyrje të Prishtinës, aty ku tani e sa kohë nga pushteti lokal ishte vendosur flamuri kombëtar shqiptar.

Në një postim në Facebook, kryeministri Haradinaj ka thënë se vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet për nder të përvjetorit të dhjetë të pavarësisë.

“Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombëtare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.

Këtë veprim nuk e ka mirëpritur një grup i qytetarëve, por edhe i atyre politikanëve që besojnë se simbolet kombëtare të shqiptarëve nuk mund të zëvendësohen me ato të Kosovës.

Megjithatë, flamuri i Kosovës, tashmë është vendosur te rrethi në Prishtinë, ndonëse ende ka mospajtime apo edhe mendime se aty do të duhej të qëndronin të dy flamujt.

Adem Miftari, qytetar nga Prishtina thotë se përveç flamurit të Kosovës duhet të vendoset edhe flamuri kombëtar shqiptar.

“Propozoj që brenda 24 orëve te një rreth tjetër, ai që shkon nga lagjja Veternik në Prishtinë të vendoset flamuri kombëtar shqiptar dhe populli të mban qetësi pasi që janë të mllefosur. Duhet të vendosim edhe flamurin e Kosovës edhe flamurin kombëtarë të shqiptarëve”, thotë ai.

Madje, mediat lokale kanë publikuar edhe pamje, siç raportohet nga qyteti i Gjilanit, ku disa qytetarë e djegin flamurin e Kosovës në shenjë revolte ndaj vendimit për largimin e flamurit kombëtar të shqiptarëve nga hyrja e Prishtinës.

Në anën tjetër, Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se shqiptarët e Kosovës, aktualisht ndodhen mes dy modeleve të të kuptuarit të kombit.

Sipas tij, shqiptarët zakonisht e marrin modelin e kombit kulturor dhe jo kombit qytetar. Modeli i fundit, siç thotë ai, i shkon më së miri mënyrës dhe vullnetit se si është krijuar Kosova shtet i pavarur dhe sovran.

“Te shqiptarit dhe në përgjithësi në Ballkan ekziston një traditë e të menduarit mbi kombin dhe shtetin që shkon nga unitarizmi, përkatësisht tradita, që kombin e sheh si kujtesë të kaluarës së përbashkët, si gjak, truall dhe gjuhë. Por, ekziston edhe tradita tjetër e pranuar botërisht që e sheh kombin si konstruksion politik dhe vullnet politik qytetar”, thekson Matoshi.

Megjithatë, shton ai, debatet rreth kësaj çështje janë të panevojshme dhe, sipas tij, shteti duhet të identifikohet me simbolet e veta në botë.

“Kosovës sot i duhen patriot konstitucionalistë, të cilët e mbrojnë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë sepse një komb në kushte normale do të thotë një bashkësi njerëzore që i nënshtrohet të njëjtit ligj të njëjtës Kushtetutë”, thotë ai.

Një debat edhe më i ashpër zhvillohet nëpër rrjetet sociale, ku individë të ndryshëm shkruajnë për dhe kundër identifikimit të shtetit të Kosovës me simbolet shtetërore.

Rreth polemikave që janë krijuar për vendosjen e flamurit të Kosovës në hyrje të kryeqytetit, ka shkruar në rrjetin social Facebook, edhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai ka shkruar se flamuri i Kosovës duhet të vendoset në çdo institucion publik, sipas protokollit të shtetit.

“LDK e mbështet rivendosjen e flamurit të shtetit të Kosovës tek rrethi – sa më lartë e dinjitetshëm. Ky flamur duhet të vendoset në çdo institucion publik, sipas protokollit të shtetit. Në çdo cep të botës që të valojë flamuri i Kosovës, aq me krenare do të jetë shqiponja dykrenore e Ismail Qemail Vlorës. Dhe, me ndihmën e miqve, do ta vëmë flamurin e Kosovës edhe në OKB, ashtu siç e dëshironte dhe kërkonte edhe Presidenti Rugova”, ka shkruar Hoti.

Kundër largimit të flamurit kombëtar shqiptar dhe vendosjes së flamurit të Kosovës janë shprehur Lëvizja Vetëvendosje

Në një postim në rrjetin social Facebook, kjo lëvizje ka dënuar heqjen e flamurit kombëtar shqiptar dhe përpjekjen siç thonë ata ‘për ta fshirë shqiptarizmën nga faqja e Kosovës’.

“Flamuri zyrtar i ka vendet e veta ku ngrihet siç parashikohet në ligj, po ashtu i ka vendet ku sipas protokollit ngrihet në raste festash. Por në asnjë ligj apo rregullore nuk parashikohet që të ngrihet flamuri zyrtar te rrethi ‘Idriz Seferi’, në hyrje të Prishtinës, as në përditshmëri e as në raste festash”, konsiderojnë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata kanë kërkuar nga ata që e hoqën, ta kthejnë sa më shpejt flamurin kombëtar aty ku ishte më përpara.

Ndërkohë, edhe analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi shkruan se nuk do të duhej të kishte dyshime rreth shpalosjes së flamurit shtetëror.

“Nëse edhe në shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë ka politikanë që kanë dyshime rreth shpalosjes së flamurit shtetëror, nuk ka dyshim që shumëkush (miq e armiq) do të pyesin se a e meritojmë këtë shtet”, ka shkruar Ibrahimi.

Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosovën e kanë njohur 115 shtete. Ndërkohë, është bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, përfshi edhe organizatat më të rëndësishme financiare dhe sportive.

Por, Kosova nuk ka arritur të rrumbullakojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar, pasi që nuk është bërë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave tjera, që ndërlidhen me OKB-në./REL

Etiketa: debatiflamurikosovesimbole


Ju sugjerojmë

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
Aktualitet

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

4 Shkurt, 2026 9:39 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
Aktualitet

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

4 Shkurt, 2026 3:33 pm
Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve
Aktualitet

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

4 Shkurt, 2026 3:03 pm
Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

4 Shkurt, 2026 2:33 pm
Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV
Kryesore

Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV

4 Shkurt, 2026 2:17 pm
Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…
Kryesore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…

4 Shkurt, 2026 1:48 pm
Pagat/Rama-prokurorëve: Keni ndonjë gjë për të thënë për arrestimet me burg pa gjyq?
Aktualitet

Pagat/Rama-prokurorëve: Keni ndonjë gjë për të thënë për arrestimet me burg pa gjyq?

4 Shkurt, 2026 1:24 pm
Para
Grabitësit mësyjnë postën e Rrëshenit, por kasaforta u del bosh

Grabitësit mësyjnë postën e Rrëshenit, por kasaforta u del bosh

Shqipëria mes turizmit dhe hidrocentraleve!

Shqipëria mes turizmit dhe hidrocentraleve!

FBI dhe CIA: Të ndalohen smartphone-t kinezë. Ja arsyeja

FBI dhe CIA: Të ndalohen smartphone-t kinezë. Ja arsyeja
















TE FUNDIT

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
4 Shkurt, 2026

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet...

Lexo më shumë

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
4 Shkurt, 2026

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i...

Lexo më shumë

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
4 Shkurt, 2026

Irani, i cili pritet të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara të premten në Oman, ka paralajmëruar vazhdimisht se...

Lexo më shumë

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
4 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu, 96 vjeç, është paraqitur ditën e sotme me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com