Aktualitet

10 vjet nga protesta e 21 janarit, policia kërkon rihapjen e dosjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 20/01/21 |
Doriana Çepunaj

Policia e Tiranës i ka kërkuar prokurorisë rifillimin e hetimeve për dosjen e“21 janarit”, ku mbetën të vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” katër protestues.

A2 raporton se policia i kërkon prokurorisë kryerjen e riekspertimeve teknike dhe ripyetjen e dëshmitarëve.

Në ditët në vijim dosja do të merret në shqyrtim nga prokuroria, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen kushtet e nevojshme ligjore për rihetim.

Rifillimi i hetimeve për 21 janarin, vjen një ditë para 10 vjetorit të kësaj ngjarjeje./Opinion.al

Pas