Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 vite burg për 2 narkotrafikantët shqiptarë në Angli

2016/10/17 at 8:14 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
10 vite burg për 2 narkotrafikantët shqiptarë në Angli

Dy trafikantë shqiptarë droge janë dënuar nga një gjykatë në Angli me 10 vjet heqje lirie.

Resul Rahova, i cili përplasi qëllimisht makinën e policisë në përpjekje për t’i shpëtuar kësaj të fundit, është dënuar me 6 vite burg, pasi u shpall fajtor nga gjykata e Southwark Crown.

22 – vjeçari Resul Rahova u shpall fajtor për akuzat e tentativë për shpërndaje kokaine me vlerë rreth gjysmë million paund dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit.

Atij iu hoq gjithashtu e drejta për t’i dhënë makinës për 3 vjet, pasi kishte 6 pikë në patentë dhe do t’i duhet që në të ardhmen të bëjë një kurs të gjatë për ta rimarrë sërish atë. Mbi Rahovën rëndonin edhe dy akuza të tjera, të cilat u hodhën poshtë për shkak të mungesës së provave.

Ndërkohë, për bashkëpunëtorin e tij, Bashkim Gurguri nga Garden City, Edgware, Barnet, 46 – vjeç, u dënua me 4 vite burg, pasi u shpall fajtor për tentativë për shpërndarje të kokainës.

Të dy shqiptarët u dërguan në burg më 14 Tetor, ndërsa dënimi iu dha më 3 Tetor.

Ngjarja:

Policia ra në gjurmët e Rahovës dhe Gurgurit më 1 Gusht, kur rreth orës 16:00, në Manns Road, Barnet, Gurguri u pa duke lëvizur një çantë të madhe nga një Mazda që drejtohej nga Rahova.

Një oficer policie u përpoq që ta ndalonte mjetin teksa po largohej, por në këtë moment, Rahova i dha gaz makinës duke shkuar në drejtim të grupit të oficerëve që ndodheshin në rrugë.

Fatmirësisht ata ia dolën që të largoheshin në kohë nga rruga duke shpëtuar të palënduar. Rahova më pas u largua dhe në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, ai përplasi një automjet të saj, që qëndronte në fillim të rrugës. Oficerët e ndoqën Rahovën nga pas, por pa mundur që ta kapnin.

Ndërkohë, Gurguri u arrestua në vendngjarje dhe pas kontrollit atij iu gjetën 11 pako drogë të klasit A, vlera e së cilës shkonte në 456,500 paundë.

5 minuta më vonë, Mazda u gjet e braktisur. Gjatë kontrollit, brenda saj u gjendën disa sende dhe një telefon celular.

Një javë më vonë, hetimet çuan në zbulimin e vendndodhjes së Rahovës në një adresë në Twickenham. Edhe në këtë rast, ai u përpoq që t’i ikte oficerëve të policisë, të cilët u detyruan ta gjëmonin nga pas teksa shqiptari ia mbathi nga kopshti pas shtëpisë. Gjatë kësaj kohe ai goditi një oficer policie.

Sarah Orange, nga Met Central Task Force tha: “Këta ishin dy persona të rrezikshëm që kishin qëllim t’i iknin policisë me çdo kusht dhe që nuk treguan asnjë kujdes për jetën e të tjerëve. Fatmirësisht asnjë qytetar dhe oficer policie nuk u lënduan si pasojë e veprimeve të tyre. Sasia e drogës që ata po përpiqeshin të shpërndanin ishte 11 kilogramë, rreth gjysmë million paund dhe mbi 1 milion nëse shitej në rrugë. Të dy kanë marrë dënime dëmethënëse, që reflekton seriozitetin e veprave që kanë kryer”./tvklan.al

Etiketa: angliburgnarkotrafikanteshqiptare

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Kosova ‘mobilizohet’ për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të krimit

Kosova ‘mobilizohet’ për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të krimit

Oriz, patate dhe grurë, bimët e para që do të kultivohen në Mars

Oriz, patate dhe grurë, bimët e para që do të kultivohen në Mars

FOTOT-Aksident në Itali/ Vdes shqiptarja, në gjendje të rëndë 3 fëmijët

Video+18/ Aksident tragjik në autostradë, makina i këput kokën kalimtarit

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com